5.5 C
Tiranë
Sunday, March 15, 2026
spot_img

Të shtëna me armë zjarri në Tiranë: Një i plagosur pas një konflikti në restorantin “Zgara Korçare”

Tiranë – Një ngjarje e rëndë u regjistrua mbrëmjen e kësaj të mërkure në zonën e njohur si “Diga e Liqenit”, ku rreth orës 20:00 janë dëgjuar të shtëna me armë zjarri.

Sipas burimeve të para, një telefonatë alarmuese mbërriti në sallën operative të Policisë së Shtetit, duke raportuar për të shtëna në zonë. Efektivët reaguan menjëherë dhe mbërritën në vendngjarje, ku dyshohet se konflikti ka ndodhur brenda një restoranti të njohur, “Zgara Korçare”.

Burime paraprake bëjnë me dije se një përplasje fizike mes shtatë personave ka agravuar deri në përdorimin e armës së zjarrit nga njëri prej të përfshirëve. Një person është plagosur dhe është dërguar me urgjencë në një spital privat për ndihmë mjekësore.

Policia ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e sakta të ngjarjes dhe për të identifikuar autorët e përfshirë. Deri më tani nuk janë bërë të ditura identitetet e personave të përfshirë në konflikt.

Grupet hetimore ndodhen në vendin e ngjarjes, ku po mblidhen prova materiale dhe po merren dëshmitë e dëshmitarëve okularë. Policia ka rrethuar zonën dhe ka nisur një operacion për kapjen e autorit të dyshuar.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Trupi i pajetë i një të riu shqiptar gjendet në resort luksoz në liqenin...

0
Një ngjarje e rëndë tronditi një resort pesë yje në Gargnano, liqeni Garda, ku u gjet i pajetë një 32-vjeçar shqiptar. Identiteti i tij...

“Nga fama i hipi pak vetja në qejf” – Labinot Nimani zbulon detaje nga...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, ka qenë i ftuar sot në emisionin “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ku përmes një lidhjeje Skype ka...

“Gjesti Ka shkuar me revole në duar” – Labinot Nimani rrëfen kaosin në zyrat...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, i ftuar në emisionin “Live From Tirana”, zbuloi detaje mbi arrestimin e Gjestit dhe incidentin e ndodhur në zyrat...

Bylykbashi: Refuzimi i imunitetit të Ballukut, kulmi i korrupsionit sistemik të Ramës

0
Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, e konsideron refuzimin nga shumica socialiste në parlament për të hequr imunitetin e ministres Belinda Balluku si “maja...

Berisha akuzon qeverinë: “Vjedhje 100% e fondeve publike, 49% e shqiptarëve në varfëri”

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka ngritur zërin gjatë takimit të organizuar nga Departamenti i Infrastrukturës, duke akuzuar qeverinë për korrupsion masiv dhe...