34.4 C
Tiranë
Friday, August 7, 2026

Mitrovicë e Veriut: Policia e Kosovës zbulon sërish armë dhe municione, nisin hetimet

Policia e Kosovës ka zbuluar një sasi të re armësh dhe municionesh në Mitrovicën e Veriut, në vazhdën e hetimeve dhe kontrolleve të intensifikuara në zonën e ndjeshme të vendit. Zbulimi u bë më 16 prill 2025, pas një informacioni të pranuar nga qytetarët për praninë e dyshuar të armëve në një lokacion të caktuar.

Sipas njoftimit zyrtar, kontrolli është kryer në podrumin e një ndërtese kolektive në rrugën “Ivo Lola Ribar” në Mitrovicën e Veriut. Në operacionin policor, i cili përfshiu njësitë relevante të Policisë së Kosovës, u gjetën dhe u konfiskuan:
• 8 karikatorë me fishekë,
• 1 tromblon,
• disa pajisje shtesë për montim në armë të destinuara për gjuajtje me tromblon.

Policia ka intervistuar një person në cilësinë e dëshmitarit dhe ka nisur hetimet për të identifikuar personat përgjegjës për fshehjen e armëve. Deri tani nuk ka persona të arrestuar në lidhje me rastin.

Autoritetet falënderuan qytetarët për bashkëpunimin dhe theksuan se do të vijojnë me përkushtim angazhimin për të garantuar rendin dhe sigurinë në të gjithë territorin e vendit, pa dallim.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Rekord botëror në arsim/ 18-vjeçari Nathan Thomas bëhet pedagogu më i ri universitar në...

0
Nathan Thomas ka hyrë në historinë e arsimit universitar, duke u shpallur pedagogu më i ri universitar në botë në moshën vetëm 18 vjeç...

Aksident tragjik në Mirditë/ Humb jetën 38-vjeçari nga Kosova pasi humbi kontrollin e motomjetit

0
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në afërsi të fshatit Fan, në Mirditë, ku ka humbur jetën një 38-vjeçar nga...

30 vatra zjarri në 24 orë, 8 mbeten aktive/ Angazhohen mbi 600 forca dhe...

0
Gjatë 24 orëve të fundit në vend janë raportuar 30 vatra zjarri, nga të cilat 8 vijojnë të jenë aktive, ndërsa strukturat operacionale po...

Operacioni “The Wanted”/ Ekstradohen nga Kolumbia dhe Italia dy persona të kërkuar për vepra...

0
Policia e Shtetit ka finalizuar dy faza të tjera të operacionit ndërkombëtar të koduar “The Wanted”, në bashkëpunim me partnerët ndërkombëtarë, duke sjellë në...

SHBA rrit aktivitetin e inteligjencës në Kubë, administrata Trump e cilëson “prioritet të lartë”

0
Kuba është rikthyer në fokusin e administratës së Presidentit amerikan Donald Trump, ndërsa raportohet për një rritje të pranisë së inteligjencës amerikane në ishull...