29.1 C
Tiranë
Thursday, June 18, 2026

Gjergji Nika akuzon deputetin Vullnet Sinaj për vendime që dëmtojnë banorët e Lumit të Vlorës: “Arroganca ka vetëm një emër – Partia Socialiste”

Kandidati i Koalicionit Euroatlantik për qarkun e Vlorës, Gjergji Nika, ka reaguar ashpër ndaj veprimeve të deputetit aktual Vullnet Sinaj, duke e akuzuar këtë të fundit për miratimin e vendimeve që dëmtojnë interesat e komunitetit lokal, veçanërisht në zonën e Lumit të Vlorës.

Në një deklaratë të publikuar në rrjetet sociale, Nika i referohet marrjes së ujit të Tragjasit dhe tokave të Kaninës, të cilat ai i cilëson si pasojë e një “politike arrogante” dhe të shkëputur nga interesat e qytetarëve.

Ditën e djeshme, me zë dhe figurë, deputeti aktual i kësaj zone Vullnet Sinaj pranoi me arrogancë se ka qenë vetë ai që në vitin 2018 ka votuar PRO këtij vendimi,” shkruan Nika.

Duke iu drejtuar banorëve të 33 fshatrave të prekur nga ky vendim, ai i fton të reagojnë me votë në 11 maj, duke zgjedhur një alternativë që, sipas tij, garanton respekt për qytetarët dhe mbrojtjen e interesave të tyre.

Arroganca ka vetëm një emër: Partia Socialiste! Më 11 maj, voto numrin 4. Vlora meriton më shumë!”, përfundon ai mesazhin e tij.

Deklarata e Gjergji Nikës vjen në një moment të rëndësishëm të fushatës zgjedhore, ku çështjet e tokës dhe burimeve natyrore janë shndërruar në pika të nxehta debati në qarqe të ndryshme të vendit.

Postimi i plotë i Gjergji Nikës:

Të nderuar banorë të Lumit të Vlorës!

Ashtu siç kam denoncuar më parë për:

  • Marrjen e ujit të Tragjasit;
  • Marrjen e tokave të Kaninës;

Ditën e djeshme me zë dhe figurë, deputeti aktual i kësaj zone Vullnet Sinaj pranoi me arrogancë se ka qenë vetë ai që në vitin 2018 e ka votuar PRO këtë vendim.

Të nderuar banorë të 33 fshatrave që preken nga ky vendim arrogant, ti ndëshkojmë me votë në 11 Maj!

Arroganca ka vetëm një emër: Partia Socialiste!

Më 11 maj, voto numrin 4!

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

‘Ndryshimi po vjen në Westminster’ – Andy Burnham futet në garë të fortë në...

0
Votuesit në zonën elektorale të Makerfield i janë drejtuar sot kutive të votimit në një zgjedhje të pjesshme që mediat britanike e cilësojnë si...

“Rezulton qartë se është shkelësi më i madh i ligjeve” – Erisa Xhixho akuza...

0
Deputetja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho, ka lëshuar akuza të forta ndaj kryeministrit Edi Rama, duke e cilësuar atë si përgjegjës kryesor për...

“Refuzimi i lirimit të Ilir Metës ndez përplasje në Apelin e Posaçëm” – Avokati...

0
Një situatë e tensionuar është regjistruar jashtë ambienteve të Gjykatës së Posaçme të Apelit, menjëherë pas vendimit për të lënë në qeli ish-Presidentin e...

“Jonaid Myzyri emërohet në krye të OBP-së, zëvendëson Pogajn që dha dorëheqjen” – Ish-kreu...

0
Jonaid Myzyri është emëruar drejtues i Operatorit të Blerjeve të Përqendruara (OBP), duke zëvendësuar Arlinda Pogajn, e cila më herët dha dorëheqjen nga detyra. Emërimi...

“14 masa sigurie dhe 3 në kërkim” – Zbulohet skema e falsifikimit të pronave...

0
Një hetim 7-mujor i Policisë së Shtetit ka finalizuar një operacion të gjerë të koduar “Tjetërsimi”, duke zbuluar një skemë kriminale të dyshuar për...