29.6 C
Tiranë
Friday, August 7, 2026

Shkodër – Turisti amerikan vrau bashkëshorten, kishte konsumuar shumë alkool

Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin e Shkodrës mëngjesin e sotëm, ku një turiste amerikane ka humbur jetën si pasojë e një akti të dhunshëm me thikë, i kryer nga bashkëshorti i saj, gjithashtu shtetas amerikan. Ngjarja ndodhi rreth orës 10:15, në një banesë me qira në rrugën “At Shtjefën Gjeçovi”.

Sipas njoftimit zyrtar të Policisë së Shtetit, viktima, S. S., është qëlluar me mjet prerës brenda banesës ku jetonte me autorin e dyshuar. Në vendngjarje u gjet bashkëshorti i saj, i mbuluar në gjak dhe në gjendje të rënduar psikologjike e fizike.

Burime pranë hetimit konfirmojnë se turisti kishte konsumuar alkool gjatë gjithë natës, dhe në momentin e krimit ndodhej në gjendje të dehur. Pas ngjarjes ai ka pësuar dëmtime të lehta në duar, të cilat dyshohet se i ka shkaktuar gjatë përpjekjes për t’i dhënë fund jetës.

Ai u filmua në momentin e shoqërimit nga ambulanca drejt spitalit, gjysmë i zhveshur dhe me gjak në trup. Aktualisht ndodhet nën kujdesin e mjekëve, por është gjithashtu i shoqëruar nga policia.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë së Shkodrës, po punon intensivisht për zbardhjen e plotë të rrethanave të krimit.

Ngjarja ka shkaktuar shqetësim të madh në opinionin publik dhe ka ngjallur reagime për nevojën e forcimit të mekanizmave të kontrollit për dhunën në familje dhe mbrojtjen e grave, përfshirë edhe turistet e huaja që vizitojnë vendin.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Parashikimi I motit, e Enjte, 6 Gusht 2026

0
Për 6 gushtin 2026, në Shqipëri pritet mot kryesisht i kthjellët dhe shumë i nxehtë. Dielli do të mbizotërojë në të gjithë territorin, ndërsa...

Tmerr gjatë transmetimit live në TikTok, influenceri meksikan ekzekutohet para ndjekësve

0
Një tjetër ngjarje tronditëse ka goditur botën e rrjeteve sociale në Meksikë. Influenceri César Gastélum është qëlluar për vdekje teksa po transmetonte drejtpërdrejt në...

Vrasja tronditëse e influencers në transmetim live, arrestohet “El R1”, i dyshuari se urdhëroi...

0
Autoritetet meksikane kanë arrestuar Ramón Ángel Álvarez Ayala, i njohur me nofkën “El R1”, një nga drejtuesit e Kartelit Jalisco New Generation (CJNG), i...

Lista Serbe ankimon rezultatin e zgjedhjeve: Kundërshton mandatin e Nenad Rashiqit

0
Lista Serbe ka dorëzuar këtë të martë një ankesë në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës kundër vendimit të Gjykatës Supreme, e cila konfirmoi rezultatet e...

Alarm nga AKSK: 56 tentativa për sulme kibernetike çdo minutë në Shqipëri gjatë gjysmës...

0
Infrastrukturat e informacionit në Shqipëri kanë qenë nën një presion të vazhdueshëm gjatë gjysmës së parë të vitit 2026. Sipas të dhënave zyrtare të...