34.4 C
Tiranë
Friday, August 7, 2026

“Zhdukja” e Chris LaCivita: Strategu i Trump, më pranë Australisë se Tiranës?

Chris LaCivita, një nga arkitektët kryesorë të fitores së Donald Trump në zgjedhjet presidenciale të vitit 2024, duket se është “zhdukur” nga vëmendja e publikut shqiptar dhe më nuk ndodhet në Tiranë – aty ku, sipas pretendimeve të mëparshme, kishte një rol aktiv në këshillimin e opozitës shqiptare.

Por ndërsa në Shqipëri zëri i tij është heshtur, në Australi emri i LaCivita-s ka bërë jehonë. Një investigim i publikuar nga Correctiv dhe Climate Reporting Centre zbuloi se strategu republikan ka zhvilluar një vizitë të fshehtë në Australi, ku sipas tij, ka dhënë konsulencë për Partinë Liberale në lidhje me “çështje strukturore” të lidha me liderin Peter Dutton.

Në regjistrime të bëra në mënyrë të fshehtë, LaCivita tha: “Isha në Australi dy javë më parë… për disa nga problemet strukturore që kishin me Peter Dutton.” Ai këmbënguli se udhëtimi ishte në cilësinë e konsulentit privat dhe jo si përfaqësues i presidentit Trump apo Shtëpisë së Bardhë.

Në një tjetër deklaratë për mediat australiane, ai mohoi përfshirjen zyrtare me Partinë Liberale dhe tha se nuk e kishte takuar kurrë Peter Dutton, por do të donte ta bënte “kur të zgjidhet kryeministër”.

Kjo lëvizje ka ndezur spekulime për tërheqjen ose mospërfshirjen e tij në mënyrë aktive në skenën politike shqiptare, ku emri i LaCivita-s u përfol si pjesë e fushatës së Partisë Demokratike. Megjithatë, mungesa e tij në Tiranë dhe heshtja që e shoqëron pas suksesit të fushatës së Trump e bëjnë të qartë se vëmendja e tij është zhvendosur diku tjetër – ndoshta atje ku influenca e tij ka më shumë peshë dhe ku politika është në prag të zgjedhjeve, si në Australi.

Përse nuk ndodhet më në Tiranë? A ka përfunduar misioni i tij këshillues në Shqipëri apo u përfshi vetëm në mënyrë sipërfaqësore në atë që u portretizua si aleancë me opozitën shqiptare?

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Rekord botëror në arsim/ 18-vjeçari Nathan Thomas bëhet pedagogu më i ri universitar në...

0
Nathan Thomas ka hyrë në historinë e arsimit universitar, duke u shpallur pedagogu më i ri universitar në botë në moshën vetëm 18 vjeç...

Aksident tragjik në Mirditë/ Humb jetën 38-vjeçari nga Kosova pasi humbi kontrollin e motomjetit

0
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në afërsi të fshatit Fan, në Mirditë, ku ka humbur jetën një 38-vjeçar nga...

30 vatra zjarri në 24 orë, 8 mbeten aktive/ Angazhohen mbi 600 forca dhe...

0
Gjatë 24 orëve të fundit në vend janë raportuar 30 vatra zjarri, nga të cilat 8 vijojnë të jenë aktive, ndërsa strukturat operacionale po...

Operacioni “The Wanted”/ Ekstradohen nga Kolumbia dhe Italia dy persona të kërkuar për vepra...

0
Policia e Shtetit ka finalizuar dy faza të tjera të operacionit ndërkombëtar të koduar “The Wanted”, në bashkëpunim me partnerët ndërkombëtarë, duke sjellë në...

SHBA rrit aktivitetin e inteligjencës në Kubë, administrata Trump e cilëson “prioritet të lartë”

0
Kuba është rikthyer në fokusin e administratës së Presidentit amerikan Donald Trump, ndërsa raportohet për një rritje të pranisë së inteligjencës amerikane në ishull...