35.6 C
Tiranë
Friday, August 7, 2026

Zbardhja e vrasjes së Renato Hoxhajt në Vlorë: Hetimet intensifikohen, autoritetet në gjurmët e Range Rover-it mister

Policia e Vlorës ka intensifikuar hetimet për zbardhjen e vrasjes së Renato Hoxhajt, i cili u ekzekutua gjashtë ditë më parë në qytetin bregdetar. Të dhënat më të fundit nga hetimet flasin për një skemë të ndërlikuar dhe përfshirje të mundshme të një grupi kriminal.

Burime pranë hetuesve bëjnë me dije se nga këqyrja e kamerave të sigurisë në zonë është identifikuar një automjet tip Range Rover Sport, që është përdorur nga autori para dhe pas vrasjes. Megjithatë, pavarësisht kërkimeve të shumta dhe kontrolleve në disa zona, mjeti në fjalë nuk është gjetur dhe ka humbur çdo gjurmë.

Dyshimet e para u përqendruan te Eris Mehmetaj, i cili është aktualisht i ndaluari i vetëm për këtë çështje. Sipas hetuesve, Mehmetaj dyshohet se ka vënë në dispozicion automjetin për autorin ende të paidentifikuar. Gjurmët çojnë në Tiranë, ku rezulton se mjeti është blerë rreth tre javë para krimit – fakt që tashmë është mbështetur me dokumentacion zyrtar të sekuestruar nga grupi hetimor.

Nga këqyrja e trupit të viktimës dhe vendit të ngjarjes, është konstatuar një tjetër detaj tronditës: Renato Hoxhaj është qëlluar me dy armë zjarri të ndryshme, bazuar në llojin e predhave të gjetura në vendin e krimit. Megjithatë, kamerat tregojnë vetëm një autor në skenën e vrasjes, çka shton edhe më shumë dyshimet për një krim të mirëorganizuar.

Pavarësisht faktit që Hoxhaj nuk kishte precedent penal, pistat kryesore të hetimit janë përqendruar në përfshirjen e tij në rrethana të lidhura me një grup të strukturuar kriminal, çka mund të shpjegojë brutalitetin dhe sofistikimin e sulmit ndaj tij.

Hetimet vijojnë në disa pista, ndërkohë që autoritetet janë në kërkim të automjetit dhe të autorit kryesor të kësaj vrasjeje që tronditi opinionin publik.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Rekord botëror në arsim/ 18-vjeçari Nathan Thomas bëhet pedagogu më i ri universitar në...

0
Nathan Thomas ka hyrë në historinë e arsimit universitar, duke u shpallur pedagogu më i ri universitar në botë në moshën vetëm 18 vjeç...

Aksident tragjik në Mirditë/ Humb jetën 38-vjeçari nga Kosova pasi humbi kontrollin e motomjetit

0
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në afërsi të fshatit Fan, në Mirditë, ku ka humbur jetën një 38-vjeçar nga...

30 vatra zjarri në 24 orë, 8 mbeten aktive/ Angazhohen mbi 600 forca dhe...

0
Gjatë 24 orëve të fundit në vend janë raportuar 30 vatra zjarri, nga të cilat 8 vijojnë të jenë aktive, ndërsa strukturat operacionale po...

Operacioni “The Wanted”/ Ekstradohen nga Kolumbia dhe Italia dy persona të kërkuar për vepra...

0
Policia e Shtetit ka finalizuar dy faza të tjera të operacionit ndërkombëtar të koduar “The Wanted”, në bashkëpunim me partnerët ndërkombëtarë, duke sjellë në...

SHBA rrit aktivitetin e inteligjencës në Kubë, administrata Trump e cilëson “prioritet të lartë”

0
Kuba është rikthyer në fokusin e administratës së Presidentit amerikan Donald Trump, ndërsa raportohet për një rritje të pranisë së inteligjencës amerikane në ishull...