14.5 C
Tiranë
Wednesday, April 29, 2026
spot_img

Prindërit e Antonio Karafilit kërkojnë ndryshim të akuzës për Kejsi Spaillarin: Nga “vrasje me dashje” në “vrasje për shkak të marrëdhënies familjare”

Mishel dhe Stefani Karafili, prindërit e të ndjerit Antonio Karafili, i janë drejtuar Prokurorisë së Korçës me një kërkesë zyrtare për ndryshimin e akuzës ndaj Kejsi Spaillarit, e shpallur në kërkim ndërkombëtar për vrasjen e djalit të tyre në qershor 2018 në Voskopojë.

Aktualisht, 25-vjeçarja Spaillari është nën akuzë për “vrasje me dashje” në bashkëpunim me Rexhep Vathin, ndërsa prindërit kërkojnë që ajo të akuzohet për “vrasje për shkak të marrëdhënies familjare”, duke u mbështetur në faktin se ajo dhe Antonio kishin bashkëjetuar për më shumë se dy vite si çift, marrëdhënie që ishte pranuar edhe nga familjet përkatëse.

Në një MEMO të dorëzuar në Prokurori, familja Karafili thekson:

Kejsi Spaillari dhe Antonio Karafili kanë pasur një lidhje intime dhe të vazhdueshme për më shumë se dy vite… Marrëdhënia e tyre ka qenë e pranuar nga të dy familjet, duke i dhënë kësaj lidhjeje karakterin e një familjeje de facto.

Nëse kërkesa e familjes pranohet dhe akuzat ndryshojnë, Spaillari – që sipas burimeve ndodhet me banim në Kanada – rrezikon një dënim që varion nga 25 deri në 35 vite burg.

Ngjarja tronditëse ndodhi në qershor 2018, ku 18-vjeçari Antonio Karafili u gjet i mbytur me çarçaf dhe më pas i varur në një pemë, në atë që fillimisht u dyshua si vetëvrasje, por më vonë u zbardh si një vrasje makabre.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Takimi në SPAK/ Klodian Braho pret ministren austriake Anna Sporrer: “Qëllimi është të forcohen...

0
Kreu i SPAK, Klodian Braho, ka zhvilluar një takim në ambientet e institucionit me ministren e Drejtësisë së Austrisë, Anna Sporrer. Vizita e Sporrer në...

Horoskopi ditor, e Mërkurë, 29 Prill 2026

0
♈ Dashi Duhet të ngadalësosh ritmin dhe të mendosh para se të veprosh. Sot vlen më shumë strategjia sesa nxitimi. ♉ Demi Je në kulmin e energjisë...

Parashikimi I motit, e Mërkurë, 29 Prill 2026

0
Më 29 prill 2026, moti në Shqipëria paraqitet i ngrohtë dhe kryesisht i qëndrueshëm, me kushte pothuajse verore në pjesën më të madhe të...

Dosja “Pepa”/ 69 mln euro pasuri të dyshuara nga trafiku i kokainës, si funksiononte...

0
Detaje të reja kanë dalë nga dosja hetimore ndaj grupit kriminal të drejtuar nga Jetmir Pepa dhe vëllezërit e tij, të cilët dyshohet se...

Britani / Arrestohet një 30-vjeçar shqiptar, dyshohet për sulm seksual ndaj një të miture

0
Një ngjarje e rëndë është raportuar në Mbretërinë e Bashkuar, ku autoritetet kanë arrestuar shtetasin Ershad Kurtaj, i dyshuar për përfshirje në një rast...