28.6 C
Tiranë
Wednesday, June 17, 2026

Berisha nga Shkodra: “Do ta sjellim kombin në moshën e rinisë – një pakt kombëtar për të rinjtë”

 

Shkodër, 8 maj 2025 – Lideri i Partisë Demokratike, Sali Berisha, prezantoi nga Shkodra një projekt ambicioz për rininë dhe ringjalljen ekonomike të vendit, duke e cilësuar si “betejën e jetës sonë” rikthimin e Shqipërisë në moshën e rinisë.

Në një takim me qytetarët, Berisha u shpreh se e ardhmja e vendit varet nga vendimi për të mos lejuar plakjen dhe zhdukjen e kombit. “Fati ynë, ekzistenca jonë do varet nëse do e sjellim prapë kombin në moshën e rinisë së tij apo do ta lëmë të plaket gjer në zhdukje. Kurrë nuk do e pranojmë të dytën,” deklaroi ai.

Paketa për të rinjtë dhe familjet e reja

Në thelb të planit të prezantuar, Berisha parashikon mbështetje të gjerë për të rinjtë dhe familjet e reja:

  • Bonus lindjeje prej 70 euro për fëmijën e parë dhe 60 euro për të dytin.
  • Për fëmijën e tretë dhe të katërt, mbulim i plotë i shpenzimeve deri në moshën 23-vjeçare.
  • Zero taksa për 5 vite për të rinjtë që kthehen në Shqipëri.
  • Grante, kredi për bizneset dhe kredi të buta për strehim.
  • Bursë 200 euro për studentët që studiojnë jashtë rrethit të tyre, përfshirë nxënësit e arsimit profesional.
  • Partneritet mes universiteteve dhe sipërmarrjeve.

Berisha paralajmëroi se PD është e vendosur të vendosë arsimin e mesëm të detyrueshëm dhe të eliminojë kufizimet me mesatare për pranimin në universitete.

Rikthimi i besimit përmes ekonomisë

Plani ekonomik i kreut të PD-së përfshin një seri masash që synojnë lehtësimin e barrës për qytetarët:

  • Vendosja e minimumit jetik prej 200 euro dhe pagës minimale 500 euro.
  • Reduktim i TVSH-së në 15% dhe i tatimit mbi të ardhurat në 10%.
  • Për bizneset e vogla, energjia do të ulet nga 18 në 6 lekë, ndërsa hapësirat publike do të jenë 5 herë më lirë.
  • Përgjysmim i tarifës së ujit.
  • Lista e rimbursimit të barnave do të jetë e njëjtë me atë të Italisë.

“Do rikthejmë paratë tek qytetari,” u shpreh Berisha, duke shtuar se ky është një detyrim moral që i takon çdo qeverie të përgjegjshme.

Për fermerët dhe pronarët: angazhime të qarta

Berisha premtoi pesëfishim të subvencioneve për fermerët brenda 100 ditëve të para të qeverisjes, ndërsa garantoi zgjidhje përfundimtare të çështjes së pronave dhe përfundim të procesit të dëmshpërblimeve për të përndjekurit politikë brenda një mandati katërvjeçar.

Mbështetje nga këshilltari i fushatës së Trump

Berisha konfirmoi se këshilltari i fushatës presidenciale të Donald Trump, Chris LaCivita, është tashmë pjesë e ekipit të tij. Sipas tij, LaCivita u bashkua me PD-në për shkak të filozofisë ekonomike të frymëzuar nga Ronald Reagan: taksa të ulëta, liri ekonomike dhe besim tek individi.

Apeli nga Shkodra: “Një pakt kombëtar për të rinjtë”

Në fund të fjalës së tij, Berisha bëri thirrje për një pakt kombëtar për rininë, si një domosdoshmëri për të ndalur emigrimin dhe për të kthyer shpresën. “Nuk ka mision më të shenjtë për ne sesa të sjellim kombin në moshën e rinisë,” theksoi ai.

 

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Eliminuar nga miku i tij?”/ 34-vjeçari Eglant Koçi i zhdukur prej 12 ditësh, policia:...

0
Prej 12 ditësh, 34-vjeçari Eglant Koçi vijon të rezultojë i zhdukur, ndërsa ende nuk ka asnjë gjurmë për vendndodhjen e tij. Bazuar në provat e...

“Shqipëria nuk është në shitje”/ Ilaria Salis në PE: Mijëra qytetarë në protesta, BE...

0
Eurodeputetja italiane Ilaria Salis ka komentuar zhvillimet e fundit politike dhe sociale në Shqipëri, duke e cilësuar valën e protestave si një sinjal të...

“Djali im po kalbet në tokë, ai rri në shtëpi”/ Nëna shpërthen ndaj drejtësisë:...

0
Një nënë ka denoncuar me lot në sy veprimet e institucioneve të drejtësisë, të cilat sipas saj kanë liruar nga burgu personin që aksidentoi...

“Profecia e 1958-ës” rikthehet në Botëror? Katër barazime në një ditë ndezin ëndrrën e...

0
Kampionati Botëror 2026 ka regjistruar një nga rastet më të rralla statistikore në historinë e kompeticionit, duke ngjallur diskutime dhe teori mes tifozëve të...

“O Uzuni, o Uzuni!”/ Sulmuesi i Kombëtares kapet ‘mat’ në zemër të jetës së...

0
Pushimet verore duket se po i shijon në maksimum, por as në një nga destinacionet më të frekuentuara të Greqisë nuk ka mundur t’u...