22.1 C
Tiranë
Wednesday, June 17, 2026

Momente të sikletshme për Kylie Jenner dhe Timothée Chalamet në ceremoninë David Di Donatello

 

Kylie Jenner dhe partneri i saj, aktori Timothée Chalamet, përjetuan një episod të sikletshëm gjatë ceremonisë së ndarjes së çmimeve “David Di Donatello” në Itali, ku çifti u shfaq për herë të parë bashkë në tapetin e kuq.

Timothée, i nderuar me çmimin “David Speciale” për kontributin e tij në kinematografi, ndau një puthje të shkurtër me Kylie-n në momentin kur u thirr për të marrë trofeun. Por teksa ajo tentoi një puthje të dytë, aktori duket se nuk e vuri re, duke e lënë Kylie-n në një situatë të sikletshme. Ai vazhdoi të përshëndeste të pranishmit përreth, përpara se të ngjitej në skenë.

Videoja e momentit u bë menjëherë virale në rrjetin TikTok, ku fansat komentuan me humor dhe ironi situatën. “Ajo donte më shumë, ai as që e vuri re”, shkruan një përdorues, ndërsa një tjetër thekson: “Ishte shumë në siklet. Ai s’u kujdes fare për puthjen tjetër.”

Ky nuk është rasti i parë kur çifti ndodhet në qendër të vëmendjes për ndërveprime të sikletshme në publik. Në mars, gjatë një ndeshjeje tenisi në turneun BNP Paribas Open në Kaliforni, kamera kapi një tjetër moment të tensionuar mes tyre. Sipas një ekspert të leximit të buzëve që foli për Daily Mail, Kylie kishte kërkuar një fotografi romantike, por Timothée, i përqendruar te loja, i ishte përgjigjur me indiferencë: “Prit një minutë, e dashur.”

Edhe pse ajo u përpoq të tërhiqte vëmendjen e tij me një puthje dhe kërkoi kontakt me sy, aktori mbeti i fiksuar në fushën e lojës, duke krijuar përshtypjen e një komunikimi të zbehtë mes tyre.

Pavarësisht këtyre episodeve të ndjeshme, dyshja vazhdojnë të jenë në qendër të mediave, të ndjekur ngushtë nga fansat dhe paparacët, të cilët vëzhgojnë çdo detaj të marrëdhënies së tyre. Kohët e fundit, të dy janë përfolur për një afrim më serioz në lidhje, megjithëse këto momente sugjerojnë një dinamikë të pazakontë në çift.

 

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Eliminuar nga miku i tij?”/ 34-vjeçari Eglant Koçi i zhdukur prej 12 ditësh, policia:...

0
Prej 12 ditësh, 34-vjeçari Eglant Koçi vijon të rezultojë i zhdukur, ndërsa ende nuk ka asnjë gjurmë për vendndodhjen e tij. Bazuar në provat e...

“Shqipëria nuk është në shitje”/ Ilaria Salis në PE: Mijëra qytetarë në protesta, BE...

0
Eurodeputetja italiane Ilaria Salis ka komentuar zhvillimet e fundit politike dhe sociale në Shqipëri, duke e cilësuar valën e protestave si një sinjal të...

“Djali im po kalbet në tokë, ai rri në shtëpi”/ Nëna shpërthen ndaj drejtësisë:...

0
Një nënë ka denoncuar me lot në sy veprimet e institucioneve të drejtësisë, të cilat sipas saj kanë liruar nga burgu personin që aksidentoi...

“Profecia e 1958-ës” rikthehet në Botëror? Katër barazime në një ditë ndezin ëndrrën e...

0
Kampionati Botëror 2026 ka regjistruar një nga rastet më të rralla statistikore në historinë e kompeticionit, duke ngjallur diskutime dhe teori mes tifozëve të...

“O Uzuni, o Uzuni!”/ Sulmuesi i Kombëtares kapet ‘mat’ në zemër të jetës së...

0
Pushimet verore duket se po i shijon në maksimum, por as në një nga destinacionet më të frekuentuara të Greqisë nuk ka mundur t’u...