22.1 C
Tiranë
Wednesday, June 17, 2026

Rama nga Vlora: “Problemi nuk janë 10 mandatet, por si ta nxjerrësh Vlorën nga shtëpia,”

 

Kryeministri dhe kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, gjatë një takimi elektoral në qytetin e Vlorës, theksoi rëndësinë e pjesëmarrjes masive në zgjedhjet parlamentare të 11 majit dhe shprehu bindjen se qarku i Vlorës mund të japë 9 mandate për Partinë Socialiste.

Rama tregoi një episod me një mik nga Tirana, i cili ishte skeptik mbi mundësinë që Vlora të prodhojë 9 mandate për PS. “Një shoku im nga Tirana kishte parë memorandumin e Kucit dhe më shkroi: Si ka mundësi që mandatin e 9 e ke vënë me 50%? Vlora nuk i jep 9 mandate PS-së,” tregoi Rama. “I thashë: ti nuk i njeh vlonjatët. Mendon se është kaq e thjeshtë?”

Sipas tij, çështja nuk është thjesht numri i mandateve, por mobilizimi i qytetarëve. “Problemi nuk janë 10 mandatet, por si ta nxjerrësh Vlorën nga shtëpia,” u shpreh Rama, duke theksuar se çdo qytetar duhet të dalë të votojë jo për të mirën e tij personale, por për transformimin që, sipas tij, i është bërë qytetit.

Ai nënvizoi se Vlora nuk duhet të mbetet prapa, ndërsa Partia Socialiste synon 88 mandate në rang kombëtar. “Për të gjithë atë xhelozi që është krijuar për shkakun tim, nuk ka kuptim që PS të ngjitet te 88 mandatet dhe Vlora të mbetet tek 8. Vlora e di vetë,” përfundoi Rama.

 

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Eliminuar nga miku i tij?”/ 34-vjeçari Eglant Koçi i zhdukur prej 12 ditësh, policia:...

0
Prej 12 ditësh, 34-vjeçari Eglant Koçi vijon të rezultojë i zhdukur, ndërsa ende nuk ka asnjë gjurmë për vendndodhjen e tij. Bazuar në provat e...

“Shqipëria nuk është në shitje”/ Ilaria Salis në PE: Mijëra qytetarë në protesta, BE...

0
Eurodeputetja italiane Ilaria Salis ka komentuar zhvillimet e fundit politike dhe sociale në Shqipëri, duke e cilësuar valën e protestave si një sinjal të...

“Djali im po kalbet në tokë, ai rri në shtëpi”/ Nëna shpërthen ndaj drejtësisë:...

0
Një nënë ka denoncuar me lot në sy veprimet e institucioneve të drejtësisë, të cilat sipas saj kanë liruar nga burgu personin që aksidentoi...

“Profecia e 1958-ës” rikthehet në Botëror? Katër barazime në një ditë ndezin ëndrrën e...

0
Kampionati Botëror 2026 ka regjistruar një nga rastet më të rralla statistikore në historinë e kompeticionit, duke ngjallur diskutime dhe teori mes tifozëve të...

“O Uzuni, o Uzuni!”/ Sulmuesi i Kombëtares kapet ‘mat’ në zemër të jetës së...

0
Pushimet verore duket se po i shijon në maksimum, por as në një nga destinacionet më të frekuentuara të Greqisë nuk ka mundur t’u...