10.5 C
Tiranë
Saturday, March 14, 2026
spot_img

Berisha në Shkodër: “Do të kthejmë paratë te ju, ndëshkoni Ramën me votë”

 

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka zhvilluar një takim përmbyllës të fushatës elektorale në Shkodër, ku ka hedhur akuza të ashpra ndaj kryeministrit Edi Rama dhe ka premtuar një seri masash ekonomike në rast të fitores së PD-së më 11 maj.

Në fjalën e tij, Berisha theksoi se një nga prioritetet e tij do të jetë kthimi i parave të qytetarëve, duke i akuzuar ata që janë në pushtet për abuzime me financat publike. “Paratë i marrin nga rrogat tuaja, i vënë në rrugë të gjitha për t’u vjedhur. Ndërtojnë saraje dy herë më të mëdha se Enver Hoxha, kopshte katër herë më të mëdha, dhe dalin dhe fletin për ‘çyrykë’, duke fyen qytetarët. Ja them këtu sot, atë e bën vetëm Maduro, diktatori i Venezuelës, e ka në fjalor atë term,” tha Berisha.

Ai kërkoi që më 11 maj, qytetarët të ndëshkojnë me votë qeverinë aktuale për abuzimet dhe dështimet në administrimin e financave. “Ky meriton ndëshkimin më të madh,” tha ai, duke shtuar se do të kthejnë paratë dhe do të nisin një sërë masash për përmirësimin e kushteve ekonomike të qytetarëve.

Berisha premtoi se nëse do të vijohej qeverisja nga Partia Demokratike, do të vendoset një “minimum jetik” prej 200 eurosh, paga minimale 500 euro dhe një kartë konsumatori për pensionistët. Po ashtu, ai theksoi se për çdo biznes të vogël do të ofrohet energji me çmim të ulët, si dhe do të ketë një ulje drastike të tarifave për shërbime të ndryshme publike, duke përfshirë gjysmimin e tarifës së ujit dhe uljen e kostos për hapësirat publike.

Deklaratat e Berishës vijnë në një moment kur tensionet politike janë të larta dhe qytetarët janë të ftuar të vendosin për të ardhmen e vendit në zgjedhjet e 11 majit.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Trupi i pajetë i një të riu shqiptar gjendet në resort luksoz në liqenin...

0
Një ngjarje e rëndë tronditi një resort pesë yje në Gargnano, liqeni Garda, ku u gjet i pajetë një 32-vjeçar shqiptar. Identiteti i tij...

“Nga fama i hipi pak vetja në qejf” – Labinot Nimani zbulon detaje nga...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, ka qenë i ftuar sot në emisionin “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ku përmes një lidhjeje Skype ka...

“Gjesti Ka shkuar me revole në duar” – Labinot Nimani rrëfen kaosin në zyrat...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, i ftuar në emisionin “Live From Tirana”, zbuloi detaje mbi arrestimin e Gjestit dhe incidentin e ndodhur në zyrat...

Bylykbashi: Refuzimi i imunitetit të Ballukut, kulmi i korrupsionit sistemik të Ramës

0
Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, e konsideron refuzimin nga shumica socialiste në parlament për të hequr imunitetin e ministres Belinda Balluku si “maja...

Berisha akuzon qeverinë: “Vjedhje 100% e fondeve publike, 49% e shqiptarëve në varfëri”

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka ngritur zërin gjatë takimit të organizuar nga Departamenti i Infrastrukturës, duke akuzuar qeverinë për korrupsion masiv dhe...