34.4 C
Tiranë
Friday, August 7, 2026

Tiranë – Gruaja e martuar bie pre e shantazhit në Instagram: “Më kërkonte video intime, ndryshe do më turpëronte në TikTok”

Një qytetare nga Tirana ka kërkuar ndihmën e emisionit investigativ “Stop”, pasi thotë se është shantazhuar nga një i ri, me të cilin kishte nisur një bisedë në rrjetin social Instagram. Gruaja, e martuar dhe 26 vjeçe, rrëfen se komunikonte prej disa ditësh me një djalë që i ishte prezantuar si 21 vjeç.

Sipas dëshmisë së saj, pas shkëmbimit të disa mesazheve dhe një fotoje personale që ajo i kishte dërguar, djali filloi ta kërcënonte, duke i kërkuar foto dhe video intime, në të kundërt i tha se do t’ia publikonte imazhin në TikTok për ta ekspozuar publikisht.

Komunikimi mes tyre, i siguruar nga redaksia e emisionit “Stop”, tregon një gjuhë të ashpër presioni dhe manipulimi emocional. Ngjarja ka ngritur shqetësimin për abuzimet dhe shantazhet që ndodhin në rrjetet sociale, sidomos ndaj grave dhe vajzave që bien pre e mashtrimeve virtuale.

Redaksia e emisionit i ka bërë thirrje autoriteteve që të ndërhyjnë për të hetuar rastin dhe për të identifikuar autorin e shantazhit, ndërsa qytetarja është inkurajuar të paraqesë një kallëzim penal në polici për veprën penale të kanosjes dhe shantazhit me materiale komprometuese.

Rasti është një tjetër kujtesë se komunikimet në rrjetet sociale duhet të trajtohen me kujdes të veçantë dhe çdo tentativë për shantazh apo presion duhet raportuar menjëherë tek autoritetet përkatëse.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Rekord botëror në arsim/ 18-vjeçari Nathan Thomas bëhet pedagogu më i ri universitar në...

0
Nathan Thomas ka hyrë në historinë e arsimit universitar, duke u shpallur pedagogu më i ri universitar në botë në moshën vetëm 18 vjeç...

Aksident tragjik në Mirditë/ Humb jetën 38-vjeçari nga Kosova pasi humbi kontrollin e motomjetit

0
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në afërsi të fshatit Fan, në Mirditë, ku ka humbur jetën një 38-vjeçar nga...

30 vatra zjarri në 24 orë, 8 mbeten aktive/ Angazhohen mbi 600 forca dhe...

0
Gjatë 24 orëve të fundit në vend janë raportuar 30 vatra zjarri, nga të cilat 8 vijojnë të jenë aktive, ndërsa strukturat operacionale po...

Operacioni “The Wanted”/ Ekstradohen nga Kolumbia dhe Italia dy persona të kërkuar për vepra...

0
Policia e Shtetit ka finalizuar dy faza të tjera të operacionit ndërkombëtar të koduar “The Wanted”, në bashkëpunim me partnerët ndërkombëtarë, duke sjellë në...

SHBA rrit aktivitetin e inteligjencës në Kubë, administrata Trump e cilëson “prioritet të lartë”

0
Kuba është rikthyer në fokusin e administratës së Presidentit amerikan Donald Trump, ndërsa raportohet për një rritje të pranisë së inteligjencës amerikane në ishull...