10.5 C
Tiranë
Saturday, March 14, 2026
spot_img

Reagimi i SPAK: 932 kg kokainë në konteinerin me midhje i përkiste grupit të Elvis Doçit – Prova nga bisedat në “Sky”

SPAK ka identifikuar një nga ngarkesat më të mëdha të kokainës të kapura ndonjëherë në Itali si pronë e klanit të njohur kriminal shqiptar, të drejtuar nga Elvis Doçi, i njohur si “Visi i Pojës” në Durrës. Bëhet fjalë për 932 kilogramë kokainë të ardhura nga Kili përmes një konteineri me midhje të ngrira, të sekuestruara më 2 nëntor 2020 në portin italian “Gioia Tauro”.

Zbulimi është bërë i mundur nga analiza e bisedave në aplikacionin e enkriptuar “Sky ECC”, ku një ndër protagonistët kryesorë, punonjësi i policisë Orgest Molla, komunikon në mënyrë të koduar me Sueld Elezin për “kapjen e 932 bukëve” – një term i përdorur për kokainën. Biseda e zhvilluar më 10 nëntor 2020 zbulon detaje për trafikun dhe destinacionin e drogës, ndërsa referencat e vazhdueshme për “mallin” dhe kërkesat tregojnë për një rrjet të mirëorganizuar shpërndarjeje.

SPAK në bashkëpunim me autoritetet italiane i është referuar kësaj bisede si provë themelore për të kërkuar dokumentacionin hetimor nga Italia, përmes një letërporosie të dërguar më 5 nëntor 2024. Kjo është prova më e qartë deri më tani që lidh grupin e strukturuar kriminal të Troplinëve me një trafik ndërkombëtar droge në përmasa industriale, i cili kap vlerën e rreth 186 milionë eurove nëse droga do dilte në treg.

Hetimet janë ende në zhvillim dhe SPAK dyshon se përveç Orgest Mollës dhe Sueld Elezit, janë përfshirë edhe persona të tjerë të paidentifikuar deri në këtë fazë të hetimit.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Trupi i pajetë i një të riu shqiptar gjendet në resort luksoz në liqenin...

0
Një ngjarje e rëndë tronditi një resort pesë yje në Gargnano, liqeni Garda, ku u gjet i pajetë një 32-vjeçar shqiptar. Identiteti i tij...

“Nga fama i hipi pak vetja në qejf” – Labinot Nimani zbulon detaje nga...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, ka qenë i ftuar sot në emisionin “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ku përmes një lidhjeje Skype ka...

“Gjesti Ka shkuar me revole në duar” – Labinot Nimani rrëfen kaosin në zyrat...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, i ftuar në emisionin “Live From Tirana”, zbuloi detaje mbi arrestimin e Gjestit dhe incidentin e ndodhur në zyrat...

Bylykbashi: Refuzimi i imunitetit të Ballukut, kulmi i korrupsionit sistemik të Ramës

0
Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, e konsideron refuzimin nga shumica socialiste në parlament për të hequr imunitetin e ministres Belinda Balluku si “maja...

Berisha akuzon qeverinë: “Vjedhje 100% e fondeve publike, 49% e shqiptarëve në varfëri”

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka ngritur zërin gjatë takimit të organizuar nga Departamenti i Infrastrukturës, duke akuzuar qeverinë për korrupsion masiv dhe...