23.3 C
Tiranë
Friday, July 3, 2026

Trafikanti i arrestuar në Vlorë, pjesë e fushatës së Damian Gjiknurit – përfshirja e botës së krimit në PS del në dritë pas zgjedhjeve

Arrestimi i Leonard Shakajt në Vlorë zbulon lidhjet mes botës së krimit dhe fushatës së PS-së në zgjedhjet e 11 majit

VLORË – Leonard Shakaj, i arrestuar në Vlorë në kuadër të operacionit ndërkombëtar antidrogë të koduar “Ura”, rezulton të mos jetë një emër i panjohur për autoritetet shqiptare dhe komunitetin lokal. Ai është djali i kreut të Njësisë Administrative Novoselë, ndërsa emri i tij del i lidhur si me trafikun ndërkombëtar të lëndëve narkotike, kryesisht kokainë dhe heroinë, ashtu edhe me strukturat politike të Partisë Socialiste në Vlorë.

I dyshuar si trafikant, i përfshirë në fushatë elektorale

Burime konfidenciale bëjnë me dije se Leonard Shakaj ka qenë aktiv në fushatën zgjedhore të PS-së në zgjedhjet vendore të 11 majit, ku ka ushtruar funksione si numërues dhe vëzhgues në emër të Partisë Socialiste. Më konkretisht, ai ka bashkëpunuar në terren me drejtuesin politik të PS në Qarkun e Vlorës, Damian Gjiknurin, duke ngritur shqetësime serioze për përfshirjen e elementëve kriminalë në procese të rëndësishme zgjedhore.

Arrestimi pas zgjedhjeve, edhe pse urdhër-arresti ishte lëshuar më herët

Kujdesi për të mos komprometuar fushatën zgjedhore është një pistë e dyshuar, pasi sipas të dhënave, urdhër-arresti për Shakajn ishte lëshuar më 30 prill nga GJKKO, me kërkesë të SPAK që më 19 mars. Megjithatë, ai u arrestua vetëm pas përfundimit të zgjedhjeve, çka ngre dyshime për ndërhyrje apo vonesa të qëllimshme në zbatimin e drejtësisë.

Akuzat për lidhje politike me krimin

Ky rast nuk është izoluar si fenomen sporadik. Opozita ka denoncuar vazhdimisht përfshirjen e bandave kriminale në procesin zgjedhor, duke akuzuar kryeministrin Edi Rama për bashkëpunim të drejtpërdrejtë me elementë të krimit të organizuar për të siguruar vota dhe kontroll politik.

Arrestimi i Leonard Shakajt, që tashmë ndodhet nën masa të rrepta sigurie për shkak të përfshirjes në një rrjet të strukturuar ndërkombëtar të trafikut të drogës, pritet të hedhë më shumë dritë mbi ndërlidhjet mes politikës dhe krimit të organizuar në Shqipëri. Hetimet e SPAK dhe bashkëpunimi me autoritetet italiane janë ende në vijim.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Inteligjenca artificiale në ndihmë të shpëtimit pas tërmeteve në Venezuelë, NASA dhe BE hartojnë...

0
Teksa ekipet e emergjencës vijojnë kërkimet për të mbijetuarit pas tërmeteve të fuqishme që goditën Venezuelën, teknologjia po luan një rol kyç në koordinimin...

“Mjekët vijnë me vonesë dhe ikin pasi vizitojnë 3-4 pacientë”/ Rama: Kjo është arsyeja...

0
Kryeministri Edi Rama ka pranuar se administrata shtetërore vijon të përballet me probleme serioze në ofrimin e shërbimeve për qytetarët, duke e lidhur pakënaqësinë...

“Si ai i Shqipërisë”/ Italia bllokon resortin luksoz në Sardenjë, anulon autorizimin pas protestave...

0
Qeveria italiane ka anuluar autorizimin për projektin e resortit luksoz Tavolara Bay në Cala Finanza, në verilindje të Sardenjës, pasi investimi rrezikonte të shndërrohej...

“Goditën policët, sulmuan deputetët dhe një gazetar”/ Policia arreston 19 protestues pas tensioneve te...

0
Policia e Tiranës ka njoftuar arrestimin e 19 personave pas protestës së dhunshme të zhvilluar paraditen e djeshme pranë Kuvendit të Shqipërisë, ku pati...

“Shumë shpejt do të shihemi në Kosovë”/ Bedri Hamza zbulon mesazhin që i përcolli...

0
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamza, ka bërë të ditur se ka zhvilluar një takim me ish-presidentin Hashim Thaçi në Hagë,...