10.5 C
Tiranë
Wednesday, April 29, 2026
spot_img

I deportuari gabimisht nga SHBA, rikthehet për t’u përballur me akuza federale për trafikim emigrantësh

Kilmar Abrego Garcia, 29-vjeçari nga El Salvadori që u deportua gabimisht nga Shtetet e Bashkuara në mars të këtij viti, është rikthyer në SHBA për t’u përballur me ndjekje penale për dy akuza federale të rëndësishme. Ai akuzohet për pjesëmarrje në një komplot trafikimi emigrantësh gjatë disa viteve, ku dyshohet se ka ndihmuar në transferimin e emigrantëve pa dokumente nga shteti i Teksasit në pjesë të tjera të SHBA-së.

Prokurorja e Përgjithshme e Floridës, Pam Bondi, bëri të ditur të premten se El Salvadori kishte pranuar lirimin e Abrego Garcias pasi autoritetet amerikane i paraqitën atij një urdhër arresti. Avokati i tij e cilësoi si “absurde” këtë aktakuzë. Kthimi i tij u vonua pasi Shtëpia e Bardhë kishte kundërshtuar një urdhër të Gjykatës Supreme të SHBA-së që nga prilli për të lejuar kthimin e tij në SHBA. Abrego Garcia ishte dërguar fillimisht në një burg në El Salvador së bashku me mbi 250 të deportuar të tjerë.

Aktakuza, e paraqitur në një gjykatë në Tenesi muajin e kaluar dhe publikuar javën e fundit, e ngarkon Abrego Garcian për komplot për transportimin e emigrantëve dhe për transport të paligjshëm të të huajve pa dokumente. Bondi tha se juria e madhe kishte zbuluar se ai kishte luajtur një “rol të rëndësishëm” në një rrjet kontrabande emigrantësh, duke sjellë mijëra persona ilegalë në SHBA. Akuzat përfshijnë edhe transportimin e individëve midis Teksasit dhe Merilendit dhe shteteve të tjera mbi 100 herë që nga viti 2016.

Gjithashtu, aktakuza pretendon se ai ka transportuar anëtarë të bandës MS-13, e cila është konsideruar si organizatë terroriste nga SHBA-të. Administrata Trump më parë e kishte akuzuar Abrego Garcian si anëtar të kësaj bande, akuza këto që ai i ka mohuar fuqishëm.

Në mënyrë të veçantë, Prokurorja Bondi akuzoi Abrego Garcian edhe për trafikim armësh dhe narkotikësh në SHBA në favor të bandës, edhe pse ai nuk është ngarkuar me akuza të drejtpërdrejta për këto vepra penale.

Abrego Garcia u paraqit në gjykatë të premten në Nashville, Tenesi, ku zhvilloi një seancë dëgjimore fillestare. Një seancë tjetër për vendosjen e masës së paraburgimit është planifikuar për më 13 qershor, ku gjykatësja e magjistratit, Barbara Holmes, do të vendosë nëse ai duhet të mbetet në paraburgim deri në fillimin e procesit gjyqësor. Aktualisht, ai ndodhet në paraburgim federal.

Avokatët e tij kanë argumentuar më parë se Abrego Garcia nuk është dënuar kurrë për ndonjë vepër penale në SHBA ose El Salvador dhe kanë denoncuar si “absurde” dhe “abuzim pushteti” aktakuzat ndaj tij. Simon Sandoval Moshenberg, avokati i tij, e ka bërë këtë deklaratë në një konferencë për shtyp.

Në reagimin e tij publik, Presidenti Donald Trump e cilësoi Abrego Garcian si një “djalë të keq” dhe përgëzoi Departamentin e Drejtësisë për vendimin për ta kthyer atë në SHBA për t’u përballur me drejtësinë.

Historia e Abrego Garcian është e komplikuar. Ai hyri ilegalisht në SHBA si adoleshent dhe u arrestua në 2019 në Maryland së bashku me tre persona të tjerë. Në atë kohë, një gjykatës imigracioni i dha mbrojtje nga deportimi, duke argumentuar se ai mund të përballej me rrezik përndjekjeje nga bandat në vendin e tij të lindjes.

Megjithatë, më 15 mars 2025, administrata Trump e deportoi atë në El Salvador, duke përdorur Aktin e Armiqve të Huaj — një ligj në kohë lufte që i jep presidentit të drejtën për të ndaluar ose deportuar qytetarë të vendeve armiqësore. Ai u dërgua në një burg të njohur për kushtet e tij të rënda dhe u mbajt aty, ndërsa avokatët amerikanë kërkonin kthimin e tij.

Pas ndërhyrjes së senatorit të Merilendit, Chris Van Hollen, i cili u takua me të në El Salvador, Abrego Garcia u transferua në një burg tjetër dhe më në fund u lejua të kthehej në SHBA.

Presidenti i El Salvadorit, Nayib Bukele, aleat i ngushtë i Trump, deklaroi se nëse SHBA-të kërkojnë kthimin e një anëtari të bandës për t’u përballur me akuza, ata nuk do ta refuzojnë këtë kërkesë.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Dosja “Pepa”/ 69 mln euro pasuri të dyshuara nga trafiku i kokainës, si funksiononte...

0
Detaje të reja kanë dalë nga dosja hetimore ndaj grupit kriminal të drejtuar nga Jetmir Pepa dhe vëllezërit e tij, të cilët dyshohet se...

Britani / Arrestohet një 30-vjeçar shqiptar, dyshohet për sulm seksual ndaj një të miture

0
Një ngjarje e rëndë është raportuar në Mbretërinë e Bashkuar, ku autoritetet kanë arrestuar shtetasin Ershad Kurtaj, i dyshuar për përfshirje në një rast...

Atentati në Balldren, gjenden prova të reja – “Volkswagen Polo” i autorëve, gëzhoja dhe...

0
Vijojnë hetimet për zbardhjen e atentatit të ndodhur më 26 prill 2026 në fshatin Balldren, ku mbetën të vrarë bashkëshortët Kreshnik dhe Gentjana Mujeci....

Arrestimi i Ervin Matës në Brazil, Anila Hoxha: SPAK nis hapat për ekstradim, Shqipëria...

0
Gazetarja Anila Hoxha ka komentuar arrestimin në Brazil të Ervin Matës, i cili akuzohet për përfshirje në trafikun ndërkombëtar të kokainës nga Amerika Latine...

Kreshnik Mujeci, viktima e atentatit në Lezhë – ishte proceduar dy javë më parë...

0
Kreshnik Mujeci, viktima e atentatit të së dielës, rezulton se dy javë më parë është proceduar penalisht për kanosje për shkak të detyrës. Burime nga...