24.8 C
Tiranë
Tuesday, September 22, 2026

Berisha ngre alarmin për manipulim të zgjedhjeve: Pensionistëve po u mblidhen kartat e identitetit për t’i penguar të votojnë

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka hedhur akuza të rënda ndaj qeverisë për atë që ai e cilëson si “proces kriminal zgjedhor” në kuadër të zgjedhjeve të 11 majit 2025. Në një deklaratë publike, ai denoncoi praktika të organizuara për të penguar pensionistët të marrin pjesë në votime, përmes mbledhjes së kartave të identitetit, veçanërisht në zonat ku mbështetja për opozitën është më e lartë.

Rasti i Barbullushit: kartat e mbledhura nga punonjësi i postës

Berisha publikoi një rast konkret në fshatin Barbullush, ku një punonjës poste, i identifikuar si Besmir Lepi, dyshohet se ka mbledhur kartat e identitetit të pensionistëve me pretekstin se do t’u dorëzonte pensionet, por kartat nuk janë kthyer, duke i lënë qytetarët pa mundësi për të votuar.

Një çift të moshuarish, Lodovik dhe Marie Rrethi, kanë pohuar publikisht se kartat e tyre janë mbajtur padrejtësisht, pavarësisht kërkesave të tyre për t’i rikthyer.

“Ky është një akt kriminal i përsëritur me mijëra raste,” deklaroi Berisha, duke e konsideruar këtë praktikë si pjesë të një skeme mafioze të udhëhequr nga qeveria për të kontrolluar rezultatin zgjedhor.

Akuza për urdhra politikë nga vetë kryeministri

Sipas Berishës, urdhri për këtë praktikë kriminale vjen drejtpërdrejt nga kryeministri Edi Rama, ndërsa ai listoi një sërë mekanizmash që, sipas tij, janë përdorur për të blerë ose manipuluar votën, përfshirë:
• Shpërndarjen e 76 milionë eurove, përfshirë 100 euro për çdo pensionist para zgjedhjeve;
• Faljen e 200 milionë eurove në gjoba dhe kamata dy ditë para zgjedhjeve;
• 500 milionë euro në prokurime tek oligarkët për qëllime elektorale;
• Dhjetëra mijëra punësime të përkohshme si mjet presioni për votën;
• Përdorimin e 29 mijë hektarëve kanabis, për të fuqizuar ekonomikisht grupet kriminale që mbështesin pushtetin;
• Legalizime dhe certifikata pronësie të shpërndara në mënyrë selektive në prag të zgjedhjeve;
• Organizimi i mbi 4500 aktiviteteve shtetërore në katër muajt e fundit, për të ndikuar tek votuesit.

“Edi Rama është i gatshëm të marrë çdo vendim, të urdhërojë çdo akt dhe çdo veprim për të ruajtur karrigen e tij të krimit,” – deklaroi lideri i opozitës.

Thirrje për ndërhyrje të institucioneve ligjzbatuese

Në përfundim të deklaratës, përfaqësuesi i PD në Shkodër, Gentian Ndoj, bëri thirrje që organet ligjzbatuese të veprojnë menjëherë, duke e cilësuar këtë praktikë si krim elektoral që cenon rëndë procesin demokratik dhe të drejtën kushtetuese për të votuar.

Apel për qytetarët dhe ndërkombëtarët

Berisha bëri thirrje për mobilizim qytetar dhe ndërkombëtar, duke theksuar se çdo përpjekje për të vjedhur votën është një akt dhune ndaj demokracisë, dhe se opozita nuk do të lejojë që zgjedhjet të kthehen në farsë.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Nicolas Cage habit fansat me transformimin e papritur, shfaqet me flokë dhe mjekër tërësisht...

0
Nicolas Cage bëri që fotografët dhe fansat të kthenin kokën dy herë gjatë një prej daljeve të tij të rralla në tapetin e kuq,...

“Çfarë? Vërtet?”, Stallone zbulon si mësoi rastësisht për emërimin nga Trump: “Kjo nuk është...

0
Sylvester Stallone ka zbuluar një detaj të pazakontë rreth marrëdhënies së tij me presidentin amerikan Donald Trump, duke treguar se nuk kishte pranuar të...

“Pajisja nuk mjafton”, mjeku amerikan ngre pikëpyetje pas vdekjes së Giorgos Mazonakis gjatë plazmaferezës

0
Vdekja e këngëtarit grek Giorgos Mazonakis gjatë një procedure plazmafereze ka tërhequr vëmendje edhe jashtë Greqisë, ndërsa rasti ka hapur diskutime mbi sigurinë e...

“Kosova duhet ta rishikojë raportin me misionet ndërkombëtare”, historiani britanik pas aktgjykimit të Hagës

0
Kosova duhet ta rishikojë raportin e saj me misionet ndërkombëtare pas aktgjykimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës, tha historiani britanik James Pettifer, duke...

IA, klima dhe pasardhësi i Guterresit, çështjet që pritet të dominojnë Asamblenë e Përgjithshme...

0
Çështja e rregullimit të Inteligjencës Artificiale pritet të jetë një nga temat që do të shqyrtohen në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, e cila...