28.6 C
Tiranë
Wednesday, June 17, 2026

Shqipëria dhe Ballkani Perëndimor drejt Bashkimit Europian: Ku qëndron Shqipëria në 2025?

Pozicioni i Shqipërisë në Ballkanin Perëndimor
• Shqipëria renditet e treta në rajon për përparimin e përgjithshëm drejt Bashkimit Europian.
• Më e avancuara është Mali i Zi, i ndjekur nga Serbia. Pas Shqipërisë renditet Maqedonia e Veriut, Bosnjë Hercegovina dhe në fund Kosova.
• Që nga periudha 2014-2016, përparimi i Shqipërisë ka ngadalësuar, kryesisht për shkak të performancës së dobët në sektorin e Mjedisit të Biznesit dhe infrastrukturës, ku Shqipëria renditet e fundit në rajon.

Performanca e Shqipërisë në pesë klaster kryesorë të politikave:
1. Infrastruktura dhe Lidhshmëria
• Klasteri më i dobët i Shqipërisë.
• Infrastrukturat e transportit janë të pazhvilluara: rrugë dhe hekurudha të pakta.
• Infrastrukturat digjitale janë të pamjaftueshme, me shpejtësi interneti të ulëta në ekonomi.
• Shqipëria është e fundit në këtë fushë në rajon.
2. Aftësitë
• Zona e dytë më e avancuar për Shqipërinë në krahasim me BE-në, por e dyta më e fundit në rajon.
• Rritje e shkallës së punësimit (më e larta në rajon) dhe përmirësim i arritjeve arsimore.
• Dobësi në mësimin gjatë gjithë jetës dhe shpenzimet për kërkimin dhe zhvillimin (R&D).
3. Mjedisi i Biznesit
• Shqipëria renditet më e ulëta në rajon.
• Investimet private dhe aksesimi në financa për bizneset janë dobësuar.
• Punësimi informal mbetet në nivele të larta, duke minuar klimën e biznesit.
4. Transformimi Digjital
• Performancë e dobët, e dyta më e fundit në rajon.
• Përdorimi i internetit është i përhapur dhe bizneset kanë adoptuar teknologjitë digjitale, por aftësitë digjitale të popullsisë janë të kufizuara.
• Angazhimi me shërbimet publike digjitale është i ulët.
• Sektori i ICT është më pak i zhvilluar në krahasim me rajonin.
5. Performanca “Gjelbër”
• Shqipëria tejkalon mesataren e BE-së në këtë fushë.
• Emisionet e karbonit janë të ulëta, produktiviteti i energjisë i lartë.
• Kapacitete të avancuara të energjisë rinovueshme (kryesisht hidroelektrike).
• Ekonomia e orientuar drejt shërbimeve, më pak intensive në energji.
• Përmirësime të vazhdueshme që nga 2014-2016 në këtë klaster.

Treguesi i Konvergjencës dhe sfidat kryesore në Ballkanin Perëndimor:
• Në vitin 2023, PBB për frymë (i matur me fuqinë blerëse) është vetëm 40% e mesatares së BE-së.
• Ngushtimi i hendekut ekonomik ecën ngadalë, dhe raporti evidenton fushat ku intervenimi duhet të jetë prioritar:

Prioritetet kryesore për përshpejtimin e konvergjencës drejt BE-së:
• Investime më të mëdha në infrastrukturë dhe transport, me fokus te transporti hekurudhor (aktualisht sasia e mallrave të transportuara në hekurudha është pak mbi 4% të mesatares së BE-së).
• Rritje e investimeve në arsim dhe formim për të rriturit për të përmirësuar aftësitë digjitale dhe nxitje e kërkimit dhe zhvillimit (aktualisht vetëm 34% e të rriturve në rajon kanë aftësi bazë digjitale, krahasuar me 56% në BE).
• Politika të mbështetura për përdorim më efikas të burimeve dhe teknologji të gjelbra, pasi menaxhimi i mbetjeve është një problem i madh — mbi 83% e mbetjeve bashkiake përfundojnë në landfille, krahasuar me vetëm 23% në BE.

Në thelb, Shqipëria po bën hapa përpara në disa fusha si aftësitë dhe performanca mjedisore, por mbetet shumë prapa në infrastrukturë, mjedisin e biznesit dhe transformimin digjital, çka frenon përparimin drejt Bashkimit Europian në krahasim me vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Eliminuar nga miku i tij?”/ 34-vjeçari Eglant Koçi i zhdukur prej 12 ditësh, policia:...

0
Prej 12 ditësh, 34-vjeçari Eglant Koçi vijon të rezultojë i zhdukur, ndërsa ende nuk ka asnjë gjurmë për vendndodhjen e tij. Bazuar në provat e...

“Shqipëria nuk është në shitje”/ Ilaria Salis në PE: Mijëra qytetarë në protesta, BE...

0
Eurodeputetja italiane Ilaria Salis ka komentuar zhvillimet e fundit politike dhe sociale në Shqipëri, duke e cilësuar valën e protestave si një sinjal të...

“Djali im po kalbet në tokë, ai rri në shtëpi”/ Nëna shpërthen ndaj drejtësisë:...

0
Një nënë ka denoncuar me lot në sy veprimet e institucioneve të drejtësisë, të cilat sipas saj kanë liruar nga burgu personin që aksidentoi...

“Profecia e 1958-ës” rikthehet në Botëror? Katër barazime në një ditë ndezin ëndrrën e...

0
Kampionati Botëror 2026 ka regjistruar një nga rastet më të rralla statistikore në historinë e kompeticionit, duke ngjallur diskutime dhe teori mes tifozëve të...

“O Uzuni, o Uzuni!”/ Sulmuesi i Kombëtares kapet ‘mat’ në zemër të jetës së...

0
Pushimet verore duket se po i shijon në maksimum, por as në një nga destinacionet më të frekuentuara të Greqisë nuk ka mundur t’u...