11.5 C
Tiranë
Friday, December 5, 2025
spot_img

Pas viteve thashethemesh, Erion Isai dhe Ajlin Petrela konfirmojnë ndarjen

Pas një periudhe të gjatë spekulimesh dhe thashethemesh, është zyrtarizuar divorcimi i kryebashkiakut të Ersekës dhe humoristit të njohur, Erion Isai, nga bashkëshortja e tij, Ajlin Petrela. Vendimi i gjykatës së Tiranës është marrë në prill të këtij viti, ndërsa kërkesa për divorc ishte paraqitur një vit më parë.

Erion Isai dhe Ajlin Petrela u martuan në vitin 2011 dhe bashkë kanë dy vajza. Sipas vendimit gjyqësor, martesa e tyre është shpallur e shteruar nga afeksioni, duke theksuar se ata jetojnë të ndarë dhe marrëdhënia ka humbur kuptimin.

Në intervista të mëparshme, Ajlin Petrela, e cila është regjisore me profesion, kishte folur hapur për sfidat dhe disbalancën në marrëdhënien e tyre, duke deklaruar se kishte sakrifikuar karrierën e saj për t’i dhënë hapësirë karrierës së bashkëshortit, ndërsa Isai kishte sakrifikuar vetëm dy muaj nga 12 vitet e tyre së bashku.

Regjisorja ka vlerësuar rritjen e dy vajzave si arritjen më të madhe personale, por njëherësh ka theksuar dëshirën për t’u rikthyer tek vetja dhe pasionet artistike.

Ndërsa ndarja është bërë larg syrit të mediave, lajmi po konfirmon se çifti nuk jetonte më bashkë prej kohësh, duke vënë kështu një pikë finale në një histori që për shumë ishte ende e paqartë.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Arsenal armësh dhe drogë në makinë: Policia e Tiranës arreston dy persona, njëri me...

0
Policia e Tiranës ka finalizuar një operacion të suksesshëm ndaj armëmbajtjes pa leje dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike, duke vënë në pranga dy shtetas....

Arrestohet 50-vjeçari shqiptar që vrau bashkëshorten në Itali – u gjet i plagosur rëndë,...

0
Nazif Muslija, 50-vjeçari shqiptar nga Maqedonia e Veriut, i akuzuar për vrasjen e bashkëshortes së tij, Sadjide Muslija, është vënë në pranga nga autoritetet...

Horoskopi ditor, e Premte, 5 Dhjetor 2025

0
Dashi Dita sjell energji të mira për punët praktike. Do ndihesh më i/e fokusuar dhe i/e vendosur. Në marrëdhënie, komunikimi bëhet më i drejtpërdrejtë dhe...

Parashikimi i motit, e Premte, 5 Dhjetor 2025

0
Shqipëria do të përballet me kushte tipike dimri — mot i ftohtë, me vranësira dhe reshje të mundshme, sidomos në zonat e ultësirës dhe...

‘Baba, ndalo bombardimet në Kiev’, Vajza e fshehtë e Putinit, Luiza Rozova, përballet me...

0
Luiza Rozova, 22 vjeç, e cila konsiderohet vajza e fshehtë e Vladimir Putinit, është përballur me një intervistë të pakëndshme në rrugët e Parisit...