34 C
Tiranë
Tuesday, September 1, 2026

Gaza në prag urie – “Mjekët pa Kufij”: Kequshqyerja po arrin nivele alarmante

Organizata Mjekët pa Kufij ka lëshuar një alarm të fortë për krizën humanitare në Rripin e Gazës, duke paralajmëruar se popullsia po përballet me uri të përhapur, si pasojë e bllokadës dhe luftës.

Sipas deklaratës së tyre, ekipet mjekësore në terren kanë regjistruar një “rritje të shpejtë dhe të paparë të kequshqyerjes akute”, veçanërisht te fëmijët e vegjël dhe gratë shtatzëna ose gjidhënëse.

Në dy qendrat shëndetësore që operojnë – në qytetin e Gazës dhe në Al-Mavasi, një vendstrehim bregdetar – janë duke marrë trajtim më shumë se 700 gra dhe rreth 500 fëmijë me kequshqyerje të moderuar ose të rëndë. Vetëm në qytetin e Gazës, raste të kequshqyerjes janë katërfishuar nga maji në korrik, duke arritur në 983 raste, mes tyre 326 fëmijë të moshës 6–23 muaj.

“Kjo është hera e parë që shohim një shkallë kaq të rëndë të kequshqyerjes në Gazë”, deklaron organizata.

Mjekët pa Kufij e quajnë situatën “zi buke të qëllimshme”, duke akuzuar autoritetet izraelite për pengimin e hyrjes së ushqimeve në sasi të mjaftueshme. Ata theksojnë se kriza “mund të përfundojë nesër, nëse ushqimi lejohet të hyjë lirshëm”.

Organizata kërkon qasje të pakufizuar humanitare, duke përfshirë ushqim, ilaçe dhe ndihmë mjekësore, si dhe mbrojtje për civilët, të cilët po përballen me kushte ekstreme mbijetese në një zonë lufte.

Kriza ushqimore në Gazë vjen mes një realiteti të përditshëm lufte, bllokadash dhe rrënoje, ku mbi 2.3 milionë banorë janë të ekspozuar ndaj mungesës së gjithçkaje bazike për jetesë.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sondazhi trondit skenën politike në Serbi, studentët parakalojnë Vuçiçin: 48.5% kundrejt 38.6%

0
Një skenar i ri elektoral në Serbi ka nxjerrë në avantazh lëvizjen studentore, e cila, nëse zgjedhjet parlamentare do të zhvilloheshin sipas modelit të...

Vasili për udhëtimin e Berishës drejt SHBA-së: “E gjithë strategjia ‘non grata’ u shemb...

0
Ish-deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës pas njoftimit për udhëtimin e Sali Berishës drejt...

Kërcënim serioz ndaj jetës, Yair Netanyahu kthehet me urgjencë në Izrael nga SHBA

0
Yair Netanyahu, djali i madh i kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu, është kthyer me urgjencë në Izrael nga Shtetet e Bashkuara, pasi autoritetet identifikuan një...

Kurti: “Nuk mund të presim deri në vitin 2044 që të hapen këto arkiva”,...

0
Në Ditën Ndërkombëtare të Personave të Zhdukur, kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, i ka bërë thirrje Serbisë që të hapë arkivat që...

Stubb: “Nuk besoj se Rusia do të sulmonte një vend të NATO-s” – paralajmërimet...

0
Presidenti i Finlandës, Alexander Stubb, ka shprehur skepticizëm ndaj paralajmërimeve se Rusia mund të jetë në gjendje të sulmojë territorin e NATO-s deri në...