14.5 C
Tiranë
Monday, March 16, 2026
spot_img

Sukseset e reformës në drejtësi/ Ylli Manjani: “Për të kuptuar se ku gjendet “Peshku i madh” duhet mbajtur parasysh…

Ish ministri I drejtesisë Ylli Manjani ka reaguar rreth “sukseseve te mëdha ” të reformës në drejtësi në vendin tonë

Nëpërmjet një postimi në rrjetin social Facebook ish ministri ka rreshtuar një sërë pikash për të kuptuar se ku duhet gjuajtur “peshku I madh”, sipas Manjanit.

Ai gjithashtu thekson se deklaratat e kryeministrit dhe entuziazmi për suksesin e reformës në drejtësi janë false.

“Kaq mjafton për të kuptuar falsitetin e deklarimeve të Kryeministrit, por edhe entusiazmin e sukseseve të mëdha të reformës në drejtësi” , shkruan ndër te tjera Manjani.

 Postimi nga Ylli Manjani 
Atëherë, për të kuptuar se ku gjendet “Peshku i madh” duhet mbajtur parasysh se:
1. Pushteti lokal i gjithi siç është, në 61 bashki, prokuron jo më shumë se 20% të fondeve të buxhetit të shtetit. Pra 80% e prokuron qeveria qendrore.
2. Në vlerë absolute, shuma që tenderon i gjithë pushteti lokal është thuajse aq sa pushteti qëndror i dha Bechettit për një tekë të Kryeministrit.
3. Një në tre kontrata që lidh pushteti qendror, kur harxhon atë 80%-in e fondeve që prokuron vetë, bëhet pa tender. Pra pa garë fare.
4. Të gjitha kontratat e koncensioneve dhe PPP-ve që janë lidhur, janë pa garë. Janë lidhur me oferta të pakërkuara.
Kaq mjafton besoj për të kuptuar se ku duhet gjuajtur për peshk të madh e ku për të vogël…
Kaq mjafton për të kuptuar falsitetin e deklarimeve të Kryeministrit, por edhe entusiazmin e sukseseve të mëdha të reformës në drejtësi…

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Të shtëna me armë në Gjakovë, një i vrarë dhe një i plagosur; në...

0
Një ngjarje e rëndë me armë zjarri ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në Gjakovë, ku si pasojë e të shtënave një...

Zbulohet ngjarja ku humbi jetën 20-vjeçarja shqiptare, kishte mbetur jashtë apartamentit tentoi te hynte...

0
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e së enjtes në Piacenza, ku një vajzë 20-vjeçare shqiptare, Anxhela Byku, ka humbur jetën pasi ka rënë...

Nëna e foshnjës që vdiq në QSUT: “Nuk ma bën zemra ta fus në...

0
Nëna e foshnjës dy muajshe që ndërroi jetë pak ditë më parë në Qendra Spitalore Universitare Nënë Tereza ka hedhur akuza ndaj mjekëve, duke...

Parashikimi I motit, e Hënë, 16 Mars 2026

0
Më 16 mars 2026, moti pritet të jetë i ndryshueshëm, me alternime kthjellimesh dhe vranësirash në pjesën më të madhe të territorit. Paraditja do...

Horoskopi ditor, e Hënë, 16 Mars 2026

0
Dashi Energjia juaj është e fortë dhe ju shtyn të merrni iniciativa. Në punë mund të shfaqet një mundësi për të bërë përparim. Në dashuri,...