23.8 C
Tiranë
Thursday, August 27, 2026

Varianti Delta në vendin tonë/ Mjeku Kalo iu bën thirrje qytetarëve të vaksinohen: “Përparësi në mbrojtjen e shëndetit vijojnë të kenë vetëndërgjegjësimi dhe vaksinimi…

Pas alarmit të dhënë nga autoritetet e shëndetësisë shqiptare se në vendin tonë mund të ketë mbërritur edhe varianti Delta i virusit, mjeku i infeksionit Tritan Kalo përmes një postimi në “Facebook”,  iu bën thirrje të gjithë qytetarëve që të paraqiten për të bërë vaksinën kundër koronavirusit.

Kalo, shkruan se me apo pa praninë e këtij mutacioni, prioritet në mbrojtjen e shëndetit të qytetarëve ka vetëndërgjegjësimi dhe në fund vaksinimi.

Postimi i mjekut Tritan Kalo

Kohë kovidiane….10.07.2021 e në vijimësi….Me ose pa praninë e variantit “delta” si dhe të tjera varianteve të Sars-Cov2/Covid-19, PËRPARËSI në mbrojtjen e shëndetit tonë nga kjo “flamë mbarëbotërore” vijojnë të kenë VETNDËRGJEGJËSIMI dhe së fundmi edhe VAKSINIMI….

Pavarësisht imunizimit aktiv pas kalimit të Covid-19 me ose pa shënja klinike, me rastin më të parë që na mundësohet kurrë të mos hezitojmë për t’u vaksinuar…..

Vaksinat e përdorura si kudo në Botë edhe te ne, kanë të ndryshme përqindjen e parandalimit të Covid-19, por kanë të përbashkët përqindjen shumë të lartë përsa i përket parandalimit të mundësisë së kalimit të formave të rënda dhe të hospitalizmit prej kësaj sëmundje  jetëlënduese dhe jetëmarrëse….

Miq, të afërm, bashkëqytetar dhe bashkëkombas, MBANI të mbyllura veshët e “dritaret e mëndjes” ndaj teorive të Gjithollogëve kundra vaksinimit si proçes po ashtu edhe dyshimeve të pavënda ndaj llojit të vaksinave, nëse këto vaksina janë të aprovuara nga FDA, EMA apo WHO….

Njëkohësisht, VETKUJDESJA kurrë nuku duhet nënvlerësuar në çdo rrethanë, sidomos në këto javë “të ferrit klimatik”…..

Masat për higjenën vetjake dhe atë kolektive vijojnë të jenë shumë dobiprurëse jo vetëm ndaj infeksionit nga Sars-Cov2, por ato rezultojnë mjaft të dobishme edhe ndaj infeksioneve stinore respiratore, të lëkurës, ato gastro-intestinale, të syve apo të prekjes së gjithë organizmit tonë….

NE kurrë nuk do rreshtim për t’ju informuar dhe sensibilizuar….KINI mirë parasysh se të gjitha rastet e pranuara së fundmit në spital i përkasin individëve nga grupmoshat që tashmë i kanë marë të dy dozat e vaksinës, POR ata/ato kanë hezituar të vaksinohen si edhe bashkëmoshatarët e tyre…..

Përse veni në rrezik jetët tuaja?….

NUKU e kemi fituar ende përfundimisht betejën me këtë armik të padukshëm, përkundrazi…..NE ishim, jemi dhe kurdoherë do të jemi aty në vijën e parë të Ruajtjes dhe të Përkujdesjes ndaj Shëndetit e Jetës suaj…..Together forever!!!

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Ndahet nga jeta Tim Curry në moshën 80-vjeçare, aktori që u bë ikonë si...

0
Aktori i njohur Tim Curry ka ndërruar jetë në moshën 80-vjeçare. Ai u bë veçanërisht i famshëm për interpretimin e personazhit Dr. Frank-N-Furter në...

Tragjedi në Koman, mbytet 20-vjeçari nga Kosova teksa lahej në liqen

0
Një ngjarje tragjike është regjistruar pasditen e kësaj të mërkure në liqenin e Komanit, në vendin e quajtur “Breg Lumi”, në Fierzë. Sipas informacioneve paraprake,...

“Pse filmon?”/ Përleshja në Kakome, grupi i të rinjve dhunon 46-vjeçarin: pëson fraktura në...

0
Një përleshje është regjistruar në zonën e Kakomesë, ku Gentjan Papagjika, 46 vjeç, banor i Sarandës, ka mbetur i plagosur pas një konflikti me...

“Standardi europian nuk duhet të mbetet vetëm një objektiv në letër”, Koçiu zbulon prioritetet...

0
Zv.kryeministrja Albana Koçiu ka prezantuar prioritetet e reja të qeverisë për sezonin politik, duke vendosur në fokus përmirësimin e cilësisë së jetës së qytetarëve. Përmes...

Tronditje në Spanjë, çifti irlandez gjendet i pajetë në vaskën e hidromasazhit, i zbulojnë...

0
Një ngjarje e rëndë ka tronditur Spanjën, ku policia po heton vdekjen e një çifti me origjinë irlandeze, trupat e të cilëve u gjetën...