29.7 C
Tiranë
Monday, August 10, 2026

Nga 1 gushti receta e re mjekësore bëhet e detyrueshme në të gjithë vendin

Nga 1 gushti 2025, sistemi shëndetësor publik dhe privat në Shqipëri do të aplikojë një format të ri të recetës mjekësore. Ndryshimi kryesor lidhet me detyrimin që çdo recetë të përmbajë diagnozën e pacientit dhe përshkrimin e barnave vetëm me emrin gjenerik, jo atë tregtar.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu, gjatë një vizite në dy farmaci në Tiranë, deklaroi se ky model synon të rrisë sigurinë e pacientëve dhe të lehtësojë punën e farmacistëve.

“Receta e re do të përmbajë diagnozën dhe emrin gjenerik të barit. Kjo është një garanci më shumë që pacientët të marrin trajtimin e saktë nga profesionistët e shëndetit,” u shpreh Koçiu.

Një tjetër lehtësim i rëndësishëm është mundësia që pacientët kronikë të marrin recetë për trajtim deri në gjashtë muaj, duke shmangur radhët e shpeshta në klinika e spitale.

Përveç këtyre, receta e re do të ketë edhe të dhëna teknike shtesë: dallimin e tipit të recetës për sëmundje akute apo kronike, si dhe vendosjen e emrit dhe vulës së farmacistit.

Ministrja theksoi se ky ndryshim pritet të përmirësojë ndjekjen e trajtimeve mjekësore dhe të rrisë kontrollin mbi përdorimin e barnave.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Hënë, 10 Gusht 2026

0
♈ Dashi Dita ju sjell energji dhe vendosmëri. Një mundësi e re mund të shfaqet papritur, ndaj tregohuni të gatshëm të veproni. Në dashuri, komunikimi...

Parashikimi I motit, e Hënë, 10 Gusht 2026

0
Për 10 gushtin 2026, në Shqipëri pritet të mbizotërojë mot i nxehtë veror, me kthjellime dhe diell në pjesën më të madhe të vendit....

Rekord botëror në arsim/ 18-vjeçari Nathan Thomas bëhet pedagogu më i ri universitar në...

0
Nathan Thomas ka hyrë në historinë e arsimit universitar, duke u shpallur pedagogu më i ri universitar në botë në moshën vetëm 18 vjeç...

Aksident tragjik në Mirditë/ Humb jetën 38-vjeçari nga Kosova pasi humbi kontrollin e motomjetit

0
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në afërsi të fshatit Fan, në Mirditë, ku ka humbur jetën një 38-vjeçar nga...

30 vatra zjarri në 24 orë, 8 mbeten aktive/ Angazhohen mbi 600 forca dhe...

0
Gjatë 24 orëve të fundit në vend janë raportuar 30 vatra zjarri, nga të cilat 8 vijojnë të jenë aktive, ndërsa strukturat operacionale po...