27.1 C
Tiranë
Friday, September 11, 2026

30 vatra zjarri në 24 orë, 8 mbeten aktive/ Angazhohen mbi 600 forca dhe mjete ajrore për shuarjen e flakëve

Gjatë 24 orëve të fundit në vend janë raportuar 30 vatra zjarri, nga të cilat 8 vijojnë të jenë aktive, ndërsa strukturat operacionale po punojnë për izolimin dhe shuarjen e tyre.

Ministria e Mbrojtjes bëri me dije se në operacionet për përballimin e situatës janë angazhuar 54 automjete zjarrfikëse dhe 502 forca operacionale. Në mbështetje të tyre janë vendosur edhe 110 efektivë të Forcave të Armatosura, 3 helikopterë dhe avioni “Air Tractor” i Forcës Ajrore.

Në zonën e Dajtit vijon puna për shuarjen e zjarrit, ndërsa autoritetet bëjnë me dije se aktualisht nuk ka rrezik për zonat e banuara. Operacionet vazhdojnë edhe në Priskë dhe Çakallesh, ku situata po mbahet nën kontroll.

Në bashkinë Mallakastër, në zonat Riban, Ngraçan dhe Panahor, forcat zjarrfikëse vijojnë ndërhyrjen për shuarjen e zjarrit në terren të vështirë. Sipas raportimeve zyrtare, edhe në këto zona nuk paraqitet rrezik për banesat.

Në qarkun e Elbasanit vijon puna në vatrat e zjarrit në Shqiponjë, malin e Dardhës dhe Mjekës. Zjarri në Shqiponjë është vënë nën kontroll, ndërsa vatra në malin e Dardhës është izoluar.

Ndërkohë, në Kostren 2, në bashkinë Berat, po vijon ndërhyrja për shuarjen e një vatre të riaktivizuar, ku janë angazhuar forca dhe mjete zjarrfikëse.

Autoritetet vijojnë monitorimin e situatës në të gjitha zonat problematike, ndërsa operacionet do të vazhdojnë deri në neutralizimin e plotë të vatrave aktive.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Plas skandali me arratisjen e Ergys Agasit: Pikëpyetjet e mëdha për drejtoren Vlora Hyseni...

0
Tiranë — Një stuhi e fuqishme dyshimesh, pyetjesh të pashpjeguara dhe heshtjeje zyrtare ka mbuluar godinën e Shërbimit Informativ Kombëtar (SHIK), pas shpalljes në...

Zbardhen prapaskenat e reja të ekzekutimit të Ferdinant Hotit: Hetimet përqendrohen te larja e...

0
Padova (Itali) — Detaje të reja e tronditëse kanë dalë në dritë nga hetimet e ethshme që po kryejnë Karabinierët e Padovës mbi vrasjen...

PD-ja ngre alarm për trafikanët e armëve: Do kërkojmë hetim ndërkombëtar pas audiopërgjimeve të...

0
Tiranë — Partia Demokratike ka lëshuar akuza të forta ndaj qeverisë, duke paralajmëruar se do të kërkojë edhe ndërhyrjen e partnerëve ndërkombëtarë për zbardhjen...

“Mbi 5,200 hektarë të djegur vetëm në korrik-gusht!”/ Zjarret pushtuan Himarën e Shkodrën, ekspertët...

0
Tiranë — Shqipëria po përballet me një rritje serioze të rrezikut nga zjarret si pasojë e ndryshimeve klimatike, ndërsa ekspertët e mjedisit ngrenë pikëpyetje...

Rama i përgjigjet ashpër Partisë Demokratike Europiane: Po minimizoni dhunën e protestuesve

0
Tiranë — Kryeministri Edi Rama ka lëshuar një tjetër replikë të fortë ndaj Partisë Demokratike Europiane (PDE), duke i akuzuar përfaqësuesit e saj për...