36.4 C
Tiranë
Monday, June 29, 2026

Thirrja e Kryeministrit Rama për kryebashkiakët, reagon Basha: “Ky regjim është i korruptuar deri në palcë”

Kreu i PD, Lulzim Basha ka reaguar sërish sot, një ditë pasi kryeministri Edi Rama u bëri thirrje kryetarëve të bashkive që t’u japin fund praktikave korruptive me tenderat dhe prokurorimet dhe të mos bëhen objekt i hetimeve të SPAK-ut.

Basha publikon një shkrim të “Zërit të Amerikës”, që analizon deklaratat e Ramës me kryebashkiakët, ku kritika kryesore është ajo e abuzimit me tenderat, dhe ku citon “Open Data”, që thotë se “Qeveria ka më shumë shkelje në tendera se bashkitë”.

Kryedemokrati Basha shkruan se qytetarët e dinë “që Rama në qeveri është më i dëmshëm se “Ramët” e emëruar prej tij në bashkitë e vendit”.
“Shqiptarët e dinë që Rama në qeveri është më i dëmshëm se “Ramët” e emëruar prej tij në bashkitë e vendit. Dy gjëra janë të qarta, së pari që ky regjim është i korruptuar deri në palcë dhe së dyti që PESHKU QELBET NGA KOKA 👇”, shkruan Basha.
opennews.al

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Kolo Muani një hap larg Juventusit! Sot takimi vendimtar me PSG-në, ja çfarë po...

0
Rikthimi i Randal Kolo Muanit te Juventusi duket gjithnjë e më pranë, pasi klubi bardhezi ka arritur marrëveshjen me sulmuesin francez për një kontratë...

“Nuk do të ndalemi deri sa t’i marrim plotësisht”/ Putin refuzon propozimin e Ukrainës...

0
Presidenti rus Vladimir Putin ka deklaruar se Rusia do të vazhdojë ofensivën ushtarake në Ukrainë derisa të marrë nën kontroll të plotë katër rajonet...

Goditet grupi i dyshuar i hajdutëve në Sarandë! Zbardhen 6 vjedhje, 4 në pranga...

0
Policia e Sarandës ka finalizuar operacionin e koduar “Focus”, duke goditur një grup të dyshuar kriminal që kryente vjedhje me thyerje në banesa dhe...

SPAK i jep 48 orë leje Erion Veliajt! Lë përkohësisht qelinë për të parë...

0
Kryetari i arrestuar i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka lënë përkohësisht ambientet e paraburgimit pas marrjes së një lejeje 48-orëshe për arsye familjare. Sipas...

Sherr për pronën mes familjarëve! Në pranga ish-drejtori i Policisë së Vlorës dhe katër...

0
Një konflikt për motive pronësie ka përfunduar me arrestimin e ish-drejtorit të Policisë së Vlorës, Sokol Mulosmani, si dhe të katër familjarëve të tij,...