10.5 C
Tiranë
Tuesday, March 17, 2026
spot_img

Argjentina arriti të triumfonte ndaj Brazilit/ Messi: “Lumturia që ndiej është e pashpjegueshme”

Argjentina arriti të triumfonte 1-0 ndaj Brazilit në finalen e Kupës së Amerikës, ku për Lionel Mesin ishte trofeu i parë që fitoi me Argjentinën. Ylli argjentinas pas ndeshjes për mediat është shprehur i lumtur dhe nuk e besonte ende se janë kampionë

“Lumturia që ndiej është e pashpjegueshme. Unë duhej të largohesha i trishtuar nga kombëtarja për arsyen e trofeve, por e dija që në një moment do të ndodhte. Unë kisha shumë besim te ky grup që po bëhej shumë i fortë që nga edicioni i fundit i Kupës së Amerikës. Është një grup lojtarësh shumë të mirë, të cilët gjithmonë ecin përpara, të cilët kurrë nuk ankohen për asgjë.

Objektivi ishte i qartë dhe ne ishim në gjendje të ishim kampionë. Lumturia është e pafundme. Shumë herë e kam ëndërruar këtë trofe. Mendova për familjen time kur mbaroi ndeshja. Shumë herë na është dashur të vuajmë, të shkojmë me pushime dhe të kalojmë ditët e para të trishtuar. Kësaj here është ndryshe. Ne ende nuk e besojmë se jemi kampionë.

Por mendoj se do të jetë një ndeshje që do të hyjë në histori, jo vetëm sepse ne ishim kampionë të Amerikës, por edhe sepse mundëm Brazilin në vendin e tyre.”

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

G-Bani kundër Shabanit: ‘Gjesti nuk e meriton burgun, nuk i mbani dot artistët me...

0
Pronari i kompanisë muzikore ONIMA, Erkand Shabani, paralajmëroi një padi ndaj këngëtarit G-Bani dhe disa të tjerëve për shpifje dhe nxitje dhune në lidhje...

Tragjedi në Indi: 10 të vdekur në zjarr në spitalin e urgjencës së Cuttack

0
Një zjarr i fuqishëm shpërtheu në departamentin e urgjencës së Kolegjit dhe Spitalit Mjekësor SCB në qytetin Cuttack, në shtetin lindor indian Odishë, duke...

Trump surprizohet nga raportet për liderin e ri suprem iranian: Dyshohet se Mojtaba Khamenei...

0
Presidenti amerikan, Donald Trump, u befasua javën e kaluar kur agjencitë amerikane të inteligjencës i prezantuan një raport konfidencial që dyshonte për orientimin seksual...

Binjakët nuk lodhen kurrë: Pse një takim me ta është gjithmonë një aventurë e...

0
Astrologët rekomandojnë t’i jepni një shans Binjakëve para se të lidheni me shenja më të qëndrueshme. Me energjinë e tyre, sensin e humorit dhe...

Arrestohet një person në Prizren, katër të tjerë në arrati për dhënie fajdesh dhe...

0
Policia e Kosovës njoftoi më 16 mars se gjatë një operacioni në Prizren është arrestuar një person, ndërsa katër të tjerë janë në kërkim...