21.5 C
Tiranë
Thursday, September 24, 2026

Shpërthim liseterioze në Europë: Dy viktima dhe dhjetëra të sëmurë nga djathërat francezë

Një shpërthim serioz i liseteriozës ka prekur disa vende europiane, duke shkaktuar dy viktima dhe dhjetëra persona të sëmurë. Sipas Qendrës Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve (ECDC), burimi i infeksionit është lidhur me konsumimin e djathërave të butë të pasterizuar, të prodhuar në Francë.

Vetëm në Francë janë raportuar 21 raste të liseteriozës midis dhjetorit 2024 dhe 13 gushtit 2025, nga të cilat 18 raste janë regjistruar pas muajit qershor. Për fat të keq, dy pacientë nuk kanë arritur të mbijetojnë. Katër raste të tjera janë konfirmuar në Belgji, Danimarkë, Holandë dhe Norvegji, ku të gjithë pacientët kishin konsumuar të njëjtat produkte para se të sëmureshin.

Hetimet e autoriteteve franceze kanë çuar në identifikimin e një prodhuesi specifik, i cili prodhon djathë të butë nga qumështi i lopës dhe i dhisë. ECDC ka konfirmuar se produktet janë shpërndarë në rreth 30 vende të botës, përfshirë edhe Shqipërinë. Për momentin, emri i prodhuesit nuk është bërë publik, por produktet janë tërhequr nga tregu si masë parandaluese, ndërsa autoritetet po kryejnë kontrolle zyrtare dhe kanë lëshuar paralajmërime për konsumatorët.

Liseterioza është një infeksion i shkaktuar nga bakteri Listeria monocytogenes, i cili transmetohet përmes ushqimeve të kontaminuara. Në shumicën e rasteve, ajo shkakton simptoma të lehta si ethe, diarre dhe të përziera, por mund të jetë shumë e rrezikshme për:
• Gratë shtatzëna – mund të shkaktojë abort ose lindje të vdekur
• Personat me sistem imunitar të dobësuar – rreziku për komplikacione serioze është më i lartë

Në Francë, të prekurit kanë qenë të moshës 34 deri 95 vjeç, ndërsa 11 prej tyre kanë qenë gra. Në vendet e tjera europiane, rastet variojnë nga 35 deri 70 vjeç.

Autoritetet këshillojnë konsumatorët që të shmangin përkohësisht djathërat e butë francezë, derisa të bëhet publik emri i prodhuesit dhe të përfundojnë hetimet.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Çiftet që postojnë më pak foto së bashku janë më të lumtur? Ja çfarë...

0
Sa nga jeta jonë private ndajmë në rrjetet sociale është një vendim personal për secilin prej nesh, por një anketë e fundit ka nxjerrë...

Tom Cruise “shkel” protokollin mbretëror me Kate Middleton, gjesti i tij në tapetin e...

0
Tom Cruise u përpoq të sillej si një zotëri me Kate Middleton gjatë premierës së filmit të tij të ri “Digger” në Londër, por...

6 gola në 5 ndeshje, Shpendi “çmend” Italinë: drejtori i Cesena-s paralajmëron për merkaton...

0
Në Itali, emri i Cristian Shpendit po bën gjithnjë e më shumë bujë, falë statistikave dhe ecurisë së tij në këtë fillim sezoni. Në...

Armë zjarri dhe municion në banesa, arrestohen dy persona në Tiranë dhe Krujë

0
Dy persona janë arrestuar nga Policia e Tiranës dhe ajo e Krujës, pasi gjatë kontrolleve në banesat e tyre janë gjetur armë zjarri dhe...

“Më bullizonin prej kohësh”, dëshmia e Toni Nakes për vrasjen e Kreshnik Carës: mori...

0
Toni Nake, i dyshuari për vrasjen e 49-vjeçarit Kreshnik Cara, ka dhënë dëshminë e tij para grupit hetimor, duke rrëfyer dinamikën e konfliktit që...