21.5 C
Tiranë
Thursday, September 24, 2026

Kamenicë, ndërron jetë drejtoresha e shëndetësisë Greta Kryeziu

Me pikëllim të thellë është bërë e ditur ndarja e parakohshme nga jeta e Greta Kryeziut, drejtoreshë e shëndetësisë në qytetin e Kamenicës.

Lajmi është konfirmuar nga Oda e Farmacistëve të Kosovës, e cila në një njoftim publik ka shprehur dhimbjen e madhe për humbjen e një anëtareje të çmuar të komunitetit farmaceutik.

“Pavarësisht mobilizimit të menjëhershëm dhe mbështetjes së madhe nga të gjithë ju — kolegë, miq e njerëz të mirë — Greta nuk arriti ta fitojë këtë betejë të padrejtë me jetën. Humbëm një kolege të përkushtuar, një shpirt të mirë, një mike të dashur që do të na mungojë pafundësisht në çdo hap,” – thuhet në reagimin e Odës së Farmacistëve.

Në këtë moment të rëndë, Oda ka shprehur ngushëllimet më të sinqerta për familjen Kryeziu, të afërmit, miqtë dhe të gjithë ata që patën fatin ta njihnin Gretën.

Greta Kryeziu do të kujtohet si një profesioniste e përkushtuar, një mike e dashur dhe një njeri me vlera të rralla, që la gjurmë të thella në shëndetësinë e Kamenicës.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Çiftet që postojnë më pak foto së bashku janë më të lumtur? Ja çfarë...

0
Sa nga jeta jonë private ndajmë në rrjetet sociale është një vendim personal për secilin prej nesh, por një anketë e fundit ka nxjerrë...

Tom Cruise “shkel” protokollin mbretëror me Kate Middleton, gjesti i tij në tapetin e...

0
Tom Cruise u përpoq të sillej si një zotëri me Kate Middleton gjatë premierës së filmit të tij të ri “Digger” në Londër, por...

6 gola në 5 ndeshje, Shpendi “çmend” Italinë: drejtori i Cesena-s paralajmëron për merkaton...

0
Në Itali, emri i Cristian Shpendit po bën gjithnjë e më shumë bujë, falë statistikave dhe ecurisë së tij në këtë fillim sezoni. Në...

Armë zjarri dhe municion në banesa, arrestohen dy persona në Tiranë dhe Krujë

0
Dy persona janë arrestuar nga Policia e Tiranës dhe ajo e Krujës, pasi gjatë kontrolleve në banesat e tyre janë gjetur armë zjarri dhe...

“Më bullizonin prej kohësh”, dëshmia e Toni Nakes për vrasjen e Kreshnik Carës: mori...

0
Toni Nake, i dyshuari për vrasjen e 49-vjeçarit Kreshnik Cara, ka dhënë dëshminë e tij para grupit hetimor, duke rrëfyer dinamikën e konfliktit që...