14.2 C
Tiranë
Thursday, September 24, 2026

Panik në aeroportin e Milanos: 26-vjeçari i vë flakën koshi të plehrave në Terminalin 1

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aeroportin Malpensa të Milanos, ku një 26-vjeçar ka vënë zjarrin një koshi plehrash pranë zonës së regjistrimit në Terminalin 1, pranë Portës 13, duke shkaktuar panik mes udhëtarëve.

Sipas mediave italiane, flakët u përhapën shpejt, ndërsa tymi i zi mbushi zonën. Pasagjerët u larguan me shpejtësi, dhe momentet e kaosit u filmuan nga dëshmitarë, duke qarkulluar gjerësisht në rrjetet sociale.

Zjarrvënësi, një shtetas nga Mali me dokumente të rregullta dhe pa precedentë penalë, u neutralizua menjëherë nga policia dhe stafi i sigurisë. Pamjet tregojnë burrin, dukshëm të shqetësuar, duke u ndaluar në vendngjarje.

Përpara incidentit, i riu kishte përdorur një çekiç për të shkatërruar një sportel regjistrimi. Zjarrfikësit evakuuan zonën për siguri, ndërsa operacionet në aeroport rifilluan normalisht pas disa minutash.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Çiftet që postojnë më pak foto së bashku janë më të lumtur? Ja çfarë...

0
Sa nga jeta jonë private ndajmë në rrjetet sociale është një vendim personal për secilin prej nesh, por një anketë e fundit ka nxjerrë...

Tom Cruise “shkel” protokollin mbretëror me Kate Middleton, gjesti i tij në tapetin e...

0
Tom Cruise u përpoq të sillej si një zotëri me Kate Middleton gjatë premierës së filmit të tij të ri “Digger” në Londër, por...

6 gola në 5 ndeshje, Shpendi “çmend” Italinë: drejtori i Cesena-s paralajmëron për merkaton...

0
Në Itali, emri i Cristian Shpendit po bën gjithnjë e më shumë bujë, falë statistikave dhe ecurisë së tij në këtë fillim sezoni. Në...

Armë zjarri dhe municion në banesa, arrestohen dy persona në Tiranë dhe Krujë

0
Dy persona janë arrestuar nga Policia e Tiranës dhe ajo e Krujës, pasi gjatë kontrolleve në banesat e tyre janë gjetur armë zjarri dhe...

“Më bullizonin prej kohësh”, dëshmia e Toni Nakes për vrasjen e Kreshnik Carës: mori...

0
Toni Nake, i dyshuari për vrasjen e 49-vjeçarit Kreshnik Cara, ka dhënë dëshminë e tij para grupit hetimor, duke rrëfyer dinamikën e konfliktit që...