14.2 C
Tiranë
Thursday, September 24, 2026

Tragjedi në Koloseum: Ndërron jetë punonjesia e guides turistike gjatë punës

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Romën, ku një guidë turistike ka humbur jetën teksa punonte në Koloseum. Sipas mediave italiane, Giovanna Maria Giomarino u sëmur papritur gjatë kryerjes së detyrës, por pavarësisht përpjekjeve të kolegëve dhe ndihmës së shpejtë në Parkun Arkeologjik, ajo nuk mundi të mbijetonte.

Ngjarja ka ngjallur indinjatë edhe për mënyrën se si u menaxhua situata. Konfederata e Përgjithshme Italiane e Punës (CGIL) ka kritikuar autoritetet për mospezullimin e punës dhe rihapjen e menjëhershme të monumentit për vizitorët, pak pas tragjedisë.

“Ndërsa presim sqarime mbi shkakun e vdekjes, shprehim ngushëllimet më të thella për ndarjen nga jeta të Giovanna Maria-s dhe solidaritetin tonë për familjen e saj,” – thuhet në deklaratën e sindikatës, e cila thekson nevojën për përmirësimin e kushteve të punës në sektorin kulturor.

Edhe Ministria italiane e Turizmit ka shprehur hidhërim të thellë për humbjen. Ministrja Daniela Santanchè e cilësoi Giomarino-n si një profesioniste të përkushtuar, duke theksuar se “është detyrë e institucioneve të garantojnë kushte të sigurta pune dhe të nderojnë sakrificën e tyre.”

Vdekja e Giomarino-s i shtohet një liste të gjatë të viktimave që humbin jetën në vendin e punës, ndërsa debati mbi sigurinë dhe kushtet e punës në monumentet historike të Italisë pritet të ndizet sërish.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Çiftet që postojnë më pak foto së bashku janë më të lumtur? Ja çfarë...

0
Sa nga jeta jonë private ndajmë në rrjetet sociale është një vendim personal për secilin prej nesh, por një anketë e fundit ka nxjerrë...

Tom Cruise “shkel” protokollin mbretëror me Kate Middleton, gjesti i tij në tapetin e...

0
Tom Cruise u përpoq të sillej si një zotëri me Kate Middleton gjatë premierës së filmit të tij të ri “Digger” në Londër, por...

6 gola në 5 ndeshje, Shpendi “çmend” Italinë: drejtori i Cesena-s paralajmëron për merkaton...

0
Në Itali, emri i Cristian Shpendit po bën gjithnjë e më shumë bujë, falë statistikave dhe ecurisë së tij në këtë fillim sezoni. Në...

Armë zjarri dhe municion në banesa, arrestohen dy persona në Tiranë dhe Krujë

0
Dy persona janë arrestuar nga Policia e Tiranës dhe ajo e Krujës, pasi gjatë kontrolleve në banesat e tyre janë gjetur armë zjarri dhe...

“Më bullizonin prej kohësh”, dëshmia e Toni Nakes për vrasjen e Kreshnik Carës: mori...

0
Toni Nake, i dyshuari për vrasjen e 49-vjeçarit Kreshnik Cara, ka dhënë dëshminë e tij para grupit hetimor, duke rrëfyer dinamikën e konfliktit që...