14.2 C
Tiranë
Thursday, September 24, 2026

Aksident në Sarandë: Shtetasja e huaj humb kontrollin e motorit dhe përfundon pranë pallatit

Një aksident është regjistruar mëngjesin e kësaj të mërkure në lagjen nr. 2 të Sarandës, pranë hotelit “Abedini”.

E aksidentuara është Anastasja Sirotkina, 40 vjeçe, shtetase e huaj, por banuese në Sarandë prej dy vitesh. Ajo po drejtonte një motomjet tip “Piaggio” me targë BD025, kur humbi kontrollin, doli nga rruga dhe u rrëzua në hapësirën ndarëse mes trotuarit dhe një pallati aty pranë.

Sipas banorëve, në atë zonë mungon një barrierë mbrojtëse, gjë që e bëri të pamundur shmangien e rënies. Banorët e pallatit njoftuan menjëherë spitalin dhe policinë.

E plagosura u transportua me urgjencë në spitalin e Sarandës, ku mjekët konfirmuan se përveç tronditjes, 40-vjeçarja ka thyer këmbën.

Shërbimet e qarkullimit po hetojnë shkaqet e aksidentit, ndërsa mësohet se gjendja shëndetësore e Anastasja Sirotkinës është jashtë rrezikut për jetën.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Armë zjarri dhe municion në banesa, arrestohen dy persona në Tiranë dhe Krujë

0
Dy persona janë arrestuar nga Policia e Tiranës dhe ajo e Krujës, pasi gjatë kontrolleve në banesat e tyre janë gjetur armë zjarri dhe...

“Më bullizonin prej kohësh”, dëshmia e Toni Nakes për vrasjen e Kreshnik Carës: mori...

0
Toni Nake, i dyshuari për vrasjen e 49-vjeçarit Kreshnik Cara, ka dhënë dëshminë e tij para grupit hetimor, duke rrëfyer dinamikën e konfliktit që...

“Krejt radarët e shtetit i mbyll për ty”, dalin mesazhet e reja mes Vlora...

0
Mesazhe të tjera janë bërë publike nga dosja hetimore e SPAK, duke nxjerrë në pah komunikimet mes Ergys Agasit dhe ish-drejtueses së Shërbimit Informativ...

Djathi Brie me Listeria u shit te konsumatorët, AKU gjobit kompaninë: pikëpyetje për kontrollin...

0
Djathi Brie i importuar nga Italia, për të cilin është ngritur alarm për praninë e bakterit Listeria, rezulton se ka përfunduar në treg dhe...

“Dua të dalë e gjithë e vërteta”, partnerja e Gjovalin Lazrit pas vrasjes: “Nuk...

0
Gjovalin Lazri, 36 vjeç, është qëlluar me dy plumba, një në shpatullën e djathtë dhe një në qafë. I riu ishte pjesë e grupit...