14.2 C
Tiranë
Thursday, September 24, 2026

Masakra në Volos: 40-vjeçari shqiptar vrau gruan e tij para fëmijëve – zbardhen detaje tronditëse

Ngjarja tragjike që tronditi qytetin e Volosit në Greqi ka marrë përmasa edhe më të rënda pas detajeve të reja të publikuara nga mediat greke. 40-vjeçari shqiptar, Pandeli Nakoleci, masakroi me mjet prerës bashkëshorten e tij, Marjola, 36 vjeçe dhe nënë e katër fëmijëve, në sy të të miturve.

Nakoleci u arrestua mëngjesin e sotëm pranë banesës ku ndodhi krimi, ndërsa pista kryesore e hetimit mbetet xhelozia. Sipas burimeve nga prokuroria, pak para krimit, mes çiftit kishte shpërthyer një debat i ashpër për një sekret që ata kishin mbajtur të fshehtë për muaj të tërë, detaj që dyshohet se nxiti reagimin ekstrem të autorit.

Dëshmia rrëqethëse e motrës së viktimës

Motra e Marjolës ka dhënë një deklaratë tronditëse për mediat greke, ku ka zbuluar se 36-vjeçarja ka qenë për vite me radhë viktimë e dhunës dhe abuzimeve:

“Motra ime u dashurua me këtë kopil që në moshë të vogël. Kur ai pati fëmijë, ndryshoi. U bë abuziv. E rrihte, e përdhunonte që ajo të mos divorcohej. I thoshte gjithmonë: ‘Nëse më lë, do të bëj më keq’. Shkonte dhe bënte aborte gjatë gjithë kohës.”

Ajo shton se fëmijët ishin shpesh dëshmitarë të dhunës brutale:

“Ai u thoshte fëmijëve ‘Mos ndërhyni, mbyllni gojën’ dhe e godiste para tyre.”

Pendesa e vonuar

Avokati i autorit, Vasilis Noulezas, ka deklaruar se klienti i tij “është i penduar dhe i shkatërruar” për atë që ka ndodhur. Sipas tij, Nakoleci kishte probleme të shëndetit mendor dhe ishte shtruar më parë në spital psikiatrik, me kërkesë të bashkëshortes.

Megjithatë, mediat greke raportojnë se gjatë marrjes në pyetje nga policia, 40-vjeçari ka thënë fillimisht:

“E turbullova, e vrava dhe nuk pendohem për asgjë.”

Pak më vonë, ai u ka thënë fëmijëve:

“U zemërova dhe e vrava, nuk kisha ndërmend ta bëja… A e dini nëse nëna juaj më tradhtonte?”

Hetimet vijojnë

Autori është dërguar në prokurori nën masa të rrepta sigurie, i veshur me jelek antiplumb dhe me kokën ulur. Ndërkohë, katër fëmijët e çiftit janë nën kujdesin e shërbimeve sociale, ndërsa qyteti i Volosit mbetet i tronditur nga kjo tragjedi familjare.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Armë zjarri dhe municion në banesa, arrestohen dy persona në Tiranë dhe Krujë

0
Dy persona janë arrestuar nga Policia e Tiranës dhe ajo e Krujës, pasi gjatë kontrolleve në banesat e tyre janë gjetur armë zjarri dhe...

“Më bullizonin prej kohësh”, dëshmia e Toni Nakes për vrasjen e Kreshnik Carës: mori...

0
Toni Nake, i dyshuari për vrasjen e 49-vjeçarit Kreshnik Cara, ka dhënë dëshminë e tij para grupit hetimor, duke rrëfyer dinamikën e konfliktit që...

“Krejt radarët e shtetit i mbyll për ty”, dalin mesazhet e reja mes Vlora...

0
Mesazhe të tjera janë bërë publike nga dosja hetimore e SPAK, duke nxjerrë në pah komunikimet mes Ergys Agasit dhe ish-drejtueses së Shërbimit Informativ...

Djathi Brie me Listeria u shit te konsumatorët, AKU gjobit kompaninë: pikëpyetje për kontrollin...

0
Djathi Brie i importuar nga Italia, për të cilin është ngritur alarm për praninë e bakterit Listeria, rezulton se ka përfunduar në treg dhe...

“Dua të dalë e gjithë e vërteta”, partnerja e Gjovalin Lazrit pas vrasjes: “Nuk...

0
Gjovalin Lazri, 36 vjeç, është qëlluar me dy plumba, një në shpatullën e djathtë dhe një në qafë. I riu ishte pjesë e grupit...