14.2 C
Tiranë
Thursday, September 24, 2026

Tragjedia në rrugën Sarandë-Delvinë: I dehur dhe në kundravajtje, Kevi Norra përplasi për vdekje dy motra që po shkonin te vëllai 10-vjeçar me leuçemi

Një aksident tragjik ka tronditur mbrëmjen e djeshme qytetin e Sarandës, duke shuar jetët e dy motrave të reja, Elvisa dhe Rozina Dhimaku, ndërsa shoqja e tyre Antonela Zhupa mbeti e plagosur. Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 20:00, në aksin Sarandë–Delvinë, kur një Audi fuoristradë, i drejtuar nga Kevi Norra, 23 vjeç, u fut në kundravajtje dhe u përplas kokë më kokë me automjetin Lancia ku udhëtonin tre vajzat.

I dehur dhe me shpejtësi të lartë

Sipas burimeve të policisë, testi i alkoolit tregoi se Norra ishte në gjendje të dehur, me një nivel prej 1.52 mg/l në matjen e parë dhe 1.42 mg/l në të dytën. Ai kishte konsumuar sasi të larta alkooli në Sarandë dhe ishte nisur për në Fushëbardhë të Gjirokastrës, ku jeton familja e tij. Duke drejtuar mjetin me shpejtësi të madhe, 23-vjeçari kreu një parakalim të gabuar në një zonë me vija të pandërprera, duke shkaktuar përplasjen fatale.

Ndërsa makina e vajzave u shkatërrua plotësisht në pjesën e përparme, Audi u përmbys buzë rrugës. Megjithatë, Norra shpëtoi pa dëmtime dhe u arrestua menjëherë nga policia. Ai pritet të përballet në gjykatë me disa akuza të rënda, përfshirë shkelje të rregullave të qarkullimit, drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe shkaktim të vdekjes nga pakujdesia.

Motrat shkonin te vëllai i sëmurë

Dy motrat, Elvisa dhe Rozina Dhimaku, së bashku me shoqen e tyre Antonela, po shkonin drejt spitalit të Sarandës, për të qëndruar pranë vëllait të tyre 10-vjeçar, i diagnostikuar me leuçemi dhe të shtruar pas kthimit nga jashtë vendit. Tragjikisht, ato nuk arritën kurrë ta shihnin për herë të fundit djalin e vogël.

Familja në zi, fshati në lot

Fshati Kopaçëz i Delvinës, nga ku ishin me origjinë motrat Dhimaku, është mbuluar nga heshtja dhe dhimbja. Familja e tyre ka hapur dyert e mortit, ndërsa përpiqet të gjejë forcë për të qëndruar pranë djalit 10-vjeçar, i cili nuk e di ende se dy motrat e tij kanë humbur jetën.

Ndërkohë, policia dhe grupi hetimor vijojnë punën për të zbardhur plotësisht rrethanat e aksidentit.

Do ta bëj?

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Çiftet që postojnë më pak foto së bashku janë më të lumtur? Ja çfarë...

0
Sa nga jeta jonë private ndajmë në rrjetet sociale është një vendim personal për secilin prej nesh, por një anketë e fundit ka nxjerrë...

Tom Cruise “shkel” protokollin mbretëror me Kate Middleton, gjesti i tij në tapetin e...

0
Tom Cruise u përpoq të sillej si një zotëri me Kate Middleton gjatë premierës së filmit të tij të ri “Digger” në Londër, por...

6 gola në 5 ndeshje, Shpendi “çmend” Italinë: drejtori i Cesena-s paralajmëron për merkaton...

0
Në Itali, emri i Cristian Shpendit po bën gjithnjë e më shumë bujë, falë statistikave dhe ecurisë së tij në këtë fillim sezoni. Në...

Armë zjarri dhe municion në banesa, arrestohen dy persona në Tiranë dhe Krujë

0
Dy persona janë arrestuar nga Policia e Tiranës dhe ajo e Krujës, pasi gjatë kontrolleve në banesat e tyre janë gjetur armë zjarri dhe...

“Më bullizonin prej kohësh”, dëshmia e Toni Nakes për vrasjen e Kreshnik Carës: mori...

0
Toni Nake, i dyshuari për vrasjen e 49-vjeçarit Kreshnik Cara, ka dhënë dëshminë e tij para grupit hetimor, duke rrëfyer dinamikën e konfliktit që...