14.2 C
Tiranë
Thursday, September 24, 2026

Elisa Spiropali nderohet nga Zelensky me “Urdhrin e Shën Olenës, Klasa e Parë”

Me një dekret të posaçëm të Presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelensky, kryetarja e Parlamentit të Shqipërisë, Elisa Spiropali, është dekoruar me titullin e lartë “Urdhri i Shën Olenës, Klasa e Parë”, një nga nderimet më të rëndësishme shtetërore të Ukrainës.

Ceremonia e dorëzimit u zhvillua në Tiranë, ku ambasadori i Ukrainës në Shqipëri, Volodymyr Shkurov, i përcolli Spiropalit dekoratën dhe nderimin në emër të presidentit ukrainas. “Në emër të Presidentit të Ukrainës, kam nderin të njoftoj se me Dekretin Nr. 617/2025, të datës 23 gusht 2025, me rastin e Ditës së Pavarësisë së Ukrainës, kryetarja e Parlamentit të Republikës së Shqipërisë, Elisa Spiropali, është dekoruar me Urdhrin e Shën Olenës, Klasa e Parë,” tha ambasadori.

Ky titull iu akordua Spiropalit për kontributin e saj në forcimin e marrëdhënieve mes Ukrainës dhe Shqipërisë, mbështetjen e palëkundur për sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës, angazhimin në veprimtari bamirësie dhe përpjekjet për promovimin e Ukrainës në arenën ndërkombëtare.

Ambasadori Shkurov theksoi se kjo dekoratë është “shenjë e mirënjohjes së thellë nga populli ukrainas për solidaritetin e Shqipërisë në momentet më të vështira” dhe e uroi Spiropalin për këtë vlerësim të merituar.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Çiftet që postojnë më pak foto së bashku janë më të lumtur? Ja çfarë...

0
Sa nga jeta jonë private ndajmë në rrjetet sociale është një vendim personal për secilin prej nesh, por një anketë e fundit ka nxjerrë...

Tom Cruise “shkel” protokollin mbretëror me Kate Middleton, gjesti i tij në tapetin e...

0
Tom Cruise u përpoq të sillej si një zotëri me Kate Middleton gjatë premierës së filmit të tij të ri “Digger” në Londër, por...

6 gola në 5 ndeshje, Shpendi “çmend” Italinë: drejtori i Cesena-s paralajmëron për merkaton...

0
Në Itali, emri i Cristian Shpendit po bën gjithnjë e më shumë bujë, falë statistikave dhe ecurisë së tij në këtë fillim sezoni. Në...

Armë zjarri dhe municion në banesa, arrestohen dy persona në Tiranë dhe Krujë

0
Dy persona janë arrestuar nga Policia e Tiranës dhe ajo e Krujës, pasi gjatë kontrolleve në banesat e tyre janë gjetur armë zjarri dhe...

“Më bullizonin prej kohësh”, dëshmia e Toni Nakes për vrasjen e Kreshnik Carës: mori...

0
Toni Nake, i dyshuari për vrasjen e 49-vjeçarit Kreshnik Cara, ka dhënë dëshminë e tij para grupit hetimor, duke rrëfyer dinamikën e konfliktit që...