24.9 C
Tiranë
Saturday, August 8, 2026

Himarë/ Pronari i hotelit kërcënon me armë punonjëset, arrestohet 26-vjeçari; procedohen edhe babai dhe një i moshuar

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Borshin, ku një 26-vjeçar, pronar i një hoteli, u arrestua në flagrancë pasi kërcënoi me armë dy punonjëset e tij, nënë e bijë.

Sipas Policisë së Himarës, i riu E. Sh., gjatë një konflikti për motive të dobëta, i ka drejtuar një pistoletë 21-vjeçares dhe nënës së saj 53-vjeçare, të cilat punonin në hotelin që ai administronte. Falë ndërhyrjes së shpejtë të uniformave blu, u parandalua përshkallëzimi i situatës, që mund të kishte pasoja të rënda për jetën e punonjëseve.

Gjatë operacionit, policia sekuestroi armën e zjarrit, një krëhër dhe 8 fishekë, të fshehura në një valixhe. Për këtë arsye, u procedua penalisht edhe një 76-vjeçar, P. B., i cili dyshohet se i ka fshehur armën pas ngjarjes.

Po ashtu, në pranga ligjore u vendos edhe babai i autorit, A. Sh., 56 vjeç, i cili dyshohet se dhunoi fizikisht punonjësen e re përpara se djali i tij ta kanoste me armë.

Materialet i janë referuar Prokurorisë për hetime të mëtejshme, ndërsa policia vijon punën për sqarimin e plotë të ngjarjes.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Rekord botëror në arsim/ 18-vjeçari Nathan Thomas bëhet pedagogu më i ri universitar në...

0
Nathan Thomas ka hyrë në historinë e arsimit universitar, duke u shpallur pedagogu më i ri universitar në botë në moshën vetëm 18 vjeç...

Aksident tragjik në Mirditë/ Humb jetën 38-vjeçari nga Kosova pasi humbi kontrollin e motomjetit

0
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në afërsi të fshatit Fan, në Mirditë, ku ka humbur jetën një 38-vjeçar nga...

30 vatra zjarri në 24 orë, 8 mbeten aktive/ Angazhohen mbi 600 forca dhe...

0
Gjatë 24 orëve të fundit në vend janë raportuar 30 vatra zjarri, nga të cilat 8 vijojnë të jenë aktive, ndërsa strukturat operacionale po...

Operacioni “The Wanted”/ Ekstradohen nga Kolumbia dhe Italia dy persona të kërkuar për vepra...

0
Policia e Shtetit ka finalizuar dy faza të tjera të operacionit ndërkombëtar të koduar “The Wanted”, në bashkëpunim me partnerët ndërkombëtarë, duke sjellë në...

SHBA rrit aktivitetin e inteligjencës në Kubë, administrata Trump e cilëson “prioritet të lartë”

0
Kuba është rikthyer në fokusin e administratës së Presidentit amerikan Donald Trump, ndërsa raportohet për një rritje të pranisë së inteligjencës amerikane në ishull...