26.6 C
Tiranë
Monday, June 29, 2026

Merr përmasa tragjike situata me helmimin nga uji në Deçan, mbi 800 persona përfundojnë në spital

Ka marrë përmasa tragjike situata me helmimin nga uji në Deçan të Kosovës, rreth 70 kilometra larg Prishtinës, ku raportohet se kanë humbur jetën dy persona, ndërsa mbi 800 të tjerë kanë përfunduar në spital.

Kryetari i komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj, kërkoi të hënën nga policia dhe prokuroria që të kryejnë hetime lidhur me situatën e krijuar.

“Është hera e dytë që po përsëritet brenda muajit e njëjta skenë dhe që na ka shtyrë të supozojmë se këto ngjarje edhe mund të jenë të qëllimshme, le të jetë në kompetencën e hetuesisë së shtetit, të cilët tashmë janë duke u marrë me këtë proces”, tha zoti Ramosaj.

Prokuroria Themelore e Pejës ka njoftuar se kanë ndodhur dy raste të “Vdekjes së dyshimtë”, për shkak të situatës së krijuar në atë rajon.

Lajmin e ka konfirmuar për mediet fqinje zëdhënësi i kësaj prokurorie, Shkodran Nikçi.

“Gjatë 24 orëve të fundit, kanë ndodhur dy vdekje të dyshimta në komunën e Deçanit. Për shkak të situatës se krijuar në atë rajon, Prokurori kujdestar i Departamentit të Krimeve të Rënda, ka urdhëruar që trupat e pajetë të dërgohen për obdukim në IML për të kuptuar me shumë lidhur me rrethanat e vdekjes se tyre”, ka thënë ai.

Kompania “Hidrodrini” furnizues me ujë të pijshëm, u bëri thirrje qyteatërve të zonës të hënën që të mos e përdorin ujin për pije, deri në kthimin e mostrave të cilat janë dërguar për analiza laboratorike.

“Pas shqetësimeve të shfaqura nga banorët e fshatrave Prejlep, Rastavicë, Irzniq, Gllogjan, Shaptej, Gramaqel, Baballoq, Ratishë dhe Jasiq i ri, ekipet e përbashkëta të ujësjellësit ‘Hidrodrini’ – njësia Deçan së bashku me personelin e specializuar nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, gjatë tërë ditës së djeshme e deri mbrëmë vonë kanë marrë mostrat e ujit në fshatrat e sipërshënuar dhe të njëjtat i janë nënshtruar analizës laboratorike”, thuhet në një deklaratë të kësaj kompanie.

Ministria e Shëndetësisë u rekomandoi qytetarëve të zonës të mos përdorin ujin nga sistemi rajonal i ujësjellësit deri në njoftimin e radhës.

Kryetari i komunës së Deçanit, më herët të hënën paralajmëroi masa ligjore dhe administrative, nëse vërtetohet që helmimi ishte pasojë e përdorimit të ujit të pijshëm.

 

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Kolo Muani një hap larg Juventusit! Sot takimi vendimtar me PSG-në, ja çfarë po...

0
Rikthimi i Randal Kolo Muanit te Juventusi duket gjithnjë e më pranë, pasi klubi bardhezi ka arritur marrëveshjen me sulmuesin francez për një kontratë...

“Nuk do të ndalemi deri sa t’i marrim plotësisht”/ Putin refuzon propozimin e Ukrainës...

0
Presidenti rus Vladimir Putin ka deklaruar se Rusia do të vazhdojë ofensivën ushtarake në Ukrainë derisa të marrë nën kontroll të plotë katër rajonet...

Goditet grupi i dyshuar i hajdutëve në Sarandë! Zbardhen 6 vjedhje, 4 në pranga...

0
Policia e Sarandës ka finalizuar operacionin e koduar “Focus”, duke goditur një grup të dyshuar kriminal që kryente vjedhje me thyerje në banesa dhe...

SPAK i jep 48 orë leje Erion Veliajt! Lë përkohësisht qelinë për të parë...

0
Kryetari i arrestuar i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka lënë përkohësisht ambientet e paraburgimit pas marrjes së një lejeje 48-orëshe për arsye familjare. Sipas...

Sherr për pronën mes familjarëve! Në pranga ish-drejtori i Policisë së Vlorës dhe katër...

0
Një konflikt për motive pronësie ka përfunduar me arrestimin e ish-drejtorit të Policisë së Vlorës, Sokol Mulosmani, si dhe të katër familjarëve të tij,...