26.4 C
Tiranë
Wednesday, August 26, 2026

Përshtati lokalin për shpërndarje të lëndëve narkotike dhe për organizimin e lojërave të palejuara, vihet në pranga pronari i lokalit.

Policia e Fierit ka goditur një rast të veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve dhe lojërave të palejuara.

47-vjeçari u arrestua nga policia e Fierit pasi kishte përshtatur lokalin e tij për shpërndarje të lëndëve narkotike dhe për zhvillimin e lojërave të të palejuara.

Në pranga ka rënë shtetasi Festim Dhima, 47 vjeç, banues në Kurjan, Roskovec. Gjatë kontrollit në ambientet e lokalit u gjetën doza me lëndë narkotike kokainë dhe cannabis sativa.

Gjithashtu u sekuestrua në cilësinë e provës materiale edhe një valixhe me zare dhe fisha të ndryshme si ato të lojërave të fatit.

Njoftimi i policisë

Vijon puna për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve dhe lojërave të palejuara.
Goditet një tjetër rast i përshtatjes së lokaleve për shpërndarje të lëndëve narkotike në doza, kryesisht kokainë dhe kanabis.
Kishte përshtatur lokalin për shpërndarje të lëndëve narkotike dhe për organizimin e lojërave të palejuara, vihet në pranga pronari i lokalit.
Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në DVP Fier, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Fier dhe me Forcën e Posaçme “Shqiponja”, në vijim të goditjeve kundër aktivitetit kriminal në fushën e shpërndarjes së lëndëve narkotike, bazuar edhe në informacionet e siguruara në rrugë policore se në një lokal në Roskovec shpërndahej lëndë narkotike dhe organizoheshin lojëra të palejuara, kanë organizuar punën dhe si rezultat është bërë arrestimi në flagrancë i shtetasit:
F. Dh., 47 vjeç, banues në Kurjan, Roskovec.
Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi në ambientet e lokalit në pronësi të tij, u gjetën doza me lëndë narkotike kokainë dhe cannabis sativa.
Gjatë kontrollit në lokal u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale edhe një valixhe me zare dhe fisha të ndryshme si ato të lojërave të fatit të pokerit që shërbejnë për të luajtur bixhoz.
Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Nxitja për përdorimin e drogës”, “Përshtatja e lokalit për përdorim droge”, “Organizimi i lotarive të palejuara” dhe “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara”.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Vëllai i 45-vjeçares së vrarë në Athinë: “I thashë të shkonte te avokati për...

0
Të tjera detaje tronditëse kanë dalë nga vrasja e 45-vjeçares Luljeta Obzova në Athinë, e cila u vra nga ish-partneri i saj, 48-vjeçari Altin...

Rama për protestën në Tiranë: “Për mua ishte një dhuratë, sepse Shqipëria nuk ka...

0
Menjëherë pas përfundimit të takimit me ministrat në Pogradec, kryeministri Edi Rama zhvilloi një video live në rrjetet sociale, gjatë rrugës së kthimit drejt...

Rama: “Protesta për mua ishte një dhuratë”, ja çfarë tha për opozitën dhe programin...

0
Menjëherë pas përfundimit të takimit me ministrat në Pogradec, kryeministri Edi Rama zhvilloi një video live në rrjetet sociale, gjatë rrugës së kthimit për...

Rama nga Pogradeci: “Kemi një plan për çmimet e ushqimeve bazë, do të bëjmë...

0
Kryeministri Edi Rama ka folur për prioritetet e qeverisë pas takimit me anëtarët e Këshillit të Ministrave dhe drejtuesit e agjencive në Pogradec. Në një...

Netanyahu trondit me deklaratën: “Irani u përpoq të vriste një nga djemtë e mi”

0
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka deklaruar se Irani është përpjekur të vrasë një nga djemtë e tij, pa dhënë detaje mbi mënyrën apo rrethanat...