27.7 C
Tiranë
Monday, September 21, 2026

Vrasja misterioze në Durrës – 51-vjeçari u vra me thikë në banesë, policia identifikon autorin e dyshuar

Një krim i rëndë ka tronditur qytetin e Durrësit mbrëmjen e së martës. Valbon Beqiraj, 51 vjeç, i njohur edhe si Marko Beqiraj, u gjet i pajetë në banesën e tij në lagjen nr. 12, me shenja dhune dhe plagë të shumta të shkaktuara nga mjet prerës.

Trupi i viktimës u zbulua nga nipi i tij, i cili i alarmuar njoftoi menjëherë Policinë. Burime nga ekspertiza mjeko-ligjore konfirmojnë se plagët e marra dyshohet të jenë shkaktuar nga goditje me thikë, duke i marrë jetën 51-vjeçarit, i cili lë pas gruan dhe një djalë 12-vjeçar.

Hetimet kanë hyrë në një fazë intensive. Policia ka shoqëruar disa banorë të pallatit ku ndodhi ngjarja, ndërsa kamerat e sigurisë në zonë janë sekuestruar dhe kanë ndihmuar në identifikimin e autorit të dyshuar, i cili tashmë po kërkohet me forcë nga uniformat blu.

Gjurmë gjaku të gjetura në vendngjarje, të ndryshme nga ato të viktimës, po analizohen përmes ekspertizës së ADN-së, për të zbuluar nëse në krim ka qenë i përfshirë edhe më shumë se një person.

Ndërkohë që rrethanat dhe motivi i vrasjes mbeten ende të paqarta, Policia dhe Prokuroria e Durrësit po punojnë për të zbardhur deri në detaj këtë ngjarje të rëndë që ka tronditur opinionin publik. Në orët në vijim pritet një deklaratë zyrtare mbi ecurinë e hetimeve.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

368 zjarre në Shkodër gjatë verës, flakët përfshinë 400 hektarë pyje në Tërbun: Zonat...

0
Mbi 300 raste zjarresh janë regjistruar në qarkun e Shkodrës gjatë muajve të verës, ndërsa krahasuar me një vit më parë, në zonat urbane...

Rihanna dhe djali 3-vjeçar surprizojnë ASAP Rocky-n në skenë: Vogëlushi merr mikrofonin dhe falënderon...

0
Një moment familjar dhe plot emocione ka pushtuar skenën në Kopenhagë, ku Rihanna dhe djali i saj 3-vjeçar, Riot, iu bashkuan ASAP Rocky-t gjatë...

Xi Jinping në SHBA më 23-25 shtator, konfirmohet takimi me Trump: “Me ftesë të...

0
Presidenti i Kinës, Xi Jinping, do të zhvillojë një vizitë zyrtare në Shtetet e Bashkuara nga 23 deri më 25 shtator, ka konfirmuar Ministria...

“Bojkot pa afat”, avokatët qëndrojnë në publik, gjykata gjobit mbi 10 prej tyre me...

0
Në procesin gjyqësor ndaj Lulzim Berishës, Emiljano Shullazit dhe të pandehurve të tjerë për vrasjet e vitit 2005 të Vajdin Lames dhe Klodian Saliut,...

Rama në Miçigan me diasporën shqiptare: Kryeministri vlerëson kontributin e komunitetit në SHBA

0
Kryeministri Edi Rama zhvilloi një takim me komunitetin shqiptar në Miçigan, gjatë të cilit vlerësoi rolin dhe kontributin e diasporës shqiptare në Shtetet e...