20.2 C
Tiranë
Monday, September 21, 2026

“Ilir Meta është president, apo jo?” – Moment viral i blogeres Rizarta Hoxha ndez rrjetet sociale

Bloggerja e njohur Rizarta Hoxha është bërë temë diskutimi në rrjetet sociale pas një momenti të ndodhur gjatë emisionit “E Diell”. Pyetur nga gazetari Bled Mane se kush është presidenti aktual i Shqipërisë, ajo u përgjigj me siguri:
“Ilir Meta, që është në burg?”

Deklarata e saj shkaktoi të qeshura në studio, por menjëherë pas transmetimit u shpërnda masivisht në internet, duke u kthyer në një fragment viral.

Reagimet në rrjete kanë qenë të shumta dhe të ndara: një pjesë e mori si batutë të pavetëdijshme dhe humor të çastit, ndërsa të tjerë e kritikuan për mungesë informacioni mbi realitetin politik në vend.

Pas valës së reagimeve, Rizarta bëri një postim në InstaStory ku shkroi:
“Nuk ia kam thënë askujt këtë gjë më parë, por kam gënjyer kur kam thënë se nuk do hiqja kurrë dorë nga Shqipëria.”

Ky reagim la të kuptohej se komentet negative e kishin prekur, duke hapur një debat më të gjerë mbi presionin e rrjeteve sociale ndaj personazheve publikë.

Nga një moment i thjeshtë humori, situata u shndërrua në temë të ditës, duke e bërë emrin e Rizartës të qarkullojë në çdo platformë. Ndërkohë, mbrojtësit e saj kujtojnë se “të gjithë mund të gabojnë para kamerave”, ndërsa kritikët insistojnë se personazhet publikë duhet të jenë më të kujdesshëm me fjalët e tyre.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Rihanna dhe djali 3-vjeçar surprizojnë ASAP Rocky-n në skenë: Vogëlushi merr mikrofonin dhe falënderon...

0
Një moment familjar dhe plot emocione ka pushtuar skenën në Kopenhagë, ku Rihanna dhe djali i saj 3-vjeçar, Riot, iu bashkuan ASAP Rocky-t gjatë...

Xi Jinping në SHBA më 23-25 shtator, konfirmohet takimi me Trump: “Me ftesë të...

0
Presidenti i Kinës, Xi Jinping, do të zhvillojë një vizitë zyrtare në Shtetet e Bashkuara nga 23 deri më 25 shtator, ka konfirmuar Ministria...

“Bojkot pa afat”, avokatët qëndrojnë në publik, gjykata gjobit mbi 10 prej tyre me...

0
Në procesin gjyqësor ndaj Lulzim Berishës, Emiljano Shullazit dhe të pandehurve të tjerë për vrasjet e vitit 2005 të Vajdin Lames dhe Klodian Saliut,...

Rama në Miçigan me diasporën shqiptare: Kryeministri vlerëson kontributin e komunitetit në SHBA

0
Kryeministri Edi Rama zhvilloi një takim me komunitetin shqiptar në Miçigan, gjatë të cilit vlerësoi rolin dhe kontributin e diasporës shqiptare në Shtetet e...

Horoskopi ditor, e Hënë, 21 Shtator 2026

0
♈ Dashi Do të ndiheni plot energji dhe dëshirë për të vepruar. Në dashuri, shmangni debatet e panevojshme dhe dëgjoni partnerin. Beqarët mund të kenë...