27.7 C
Tiranë
Monday, September 21, 2026

Lapaj refuzon koalicionin opozitar për Tiranën: “Nuk dua të jem ai që prish festën, por po procedohet gabim”

Tiranë – Kryetari i lëvizjes “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj, ka refuzuar ofertën për bashkëpunim me forcat e tjera opozitare të kryesuara nga Partia Demokratike, për të dalë me një kandidat të vetëm në zgjedhjet e parakohshme për Bashkinë e Tiranës.

“Nuk dua të jem ai që prish festën! Por mënyra si po procedohet nuk është e duhur, po procedohet përmes një kandidati partiak. Po flasim për një qytet me afro 700 mijë votues, qyteti më i madh, me elektoratin më të madh në vend”, deklaroi Lapaj në emisionin Opinion.

Ai u shpreh se zgjidhja e duhur do të ishte mbështetja e një kandidati të pavarur dhe dinjitoz nga të gjitha forcat politike, por sipas tij, kjo nuk do të ndodhë. “Nuk mund të bëhem palë e një procesi partiak”, tha Lapaj, duke mbyllur derën e çdo marrëveshjeje me subjektet opozitare.

Këlliçi: Opozita mirëpret çdo faktor kundër Ramës

Në krahun tjetër, deputeti demokrat Belind Këlliçi tha se opozita mbetet e hapur për të gjithë ata që duan të jenë pjesë e një fronti të përbashkët kundër qeverisë.

“Si opozitë e bashkuar, kemi pasur takime me të gjitha partitë parlamentare për të gjetur idetë më të mira, për të bashkuar forcat me çdo faktor opozitar. Kushdo që do një front të unifikuar përballë Ramës, ne i mirëpresim”, u shpreh Këlliçi.

Ai pranoi se ende nuk janë përcaktuar emrat e mundshëm të kandidatëve për Tiranën, duke theksuar se kjo çështje do të diskutohet në tryezën e aleatëve opozitarë.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sherr me thikë në Pogradec, plagoset një person në shpatull

0
Një sherr në Pogradec ka degraduar në përdorimin e thikës, duke lënë të plagosur një person. Sipas informacioneve paraprake, ngjarja ka ndodhur në fshatin Proptisht...

E ngatërroi me një dre dhe e qëlloi për vdekje, 39-vjeçarja nënë e 5...

0
Një 39-vjeçare, nënë e pesë fëmijëve, është vrarë tragjikisht në Delaware të SHBA-së, pasi një 74-vjeçar dyshohet se e qëlloi me armë zjarri, duke...

368 zjarre në Shkodër gjatë verës, flakët përfshinë 400 hektarë pyje në Tërbun: Zonat...

0
Mbi 300 raste zjarresh janë regjistruar në qarkun e Shkodrës gjatë muajve të verës, ndërsa krahasuar me një vit më parë, në zonat urbane...

Rihanna dhe djali 3-vjeçar surprizojnë ASAP Rocky-n në skenë: Vogëlushi merr mikrofonin dhe falënderon...

0
Një moment familjar dhe plot emocione ka pushtuar skenën në Kopenhagë, ku Rihanna dhe djali i saj 3-vjeçar, Riot, iu bashkuan ASAP Rocky-t gjatë...

Xi Jinping në SHBA më 23-25 shtator, konfirmohet takimi me Trump: “Me ftesë të...

0
Presidenti i Kinës, Xi Jinping, do të zhvillojë një vizitë zyrtare në Shtetet e Bashkuara nga 23 deri më 25 shtator, ka konfirmuar Ministria...