27.7 C
Tiranë
Monday, September 21, 2026

E ngatërroi me një dre dhe e qëlloi për vdekje, 39-vjeçarja nënë e 5 fëmijëve vritet në SHBA

Një 39-vjeçare, nënë e pesë fëmijëve, është vrarë tragjikisht në Delaware të SHBA-së, pasi një 74-vjeçar dyshohet se e qëlloi me armë zjarri, duke e ngatërruar me një dre.

Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmjen e së premtes, më 18 shtator, në zonën e Ellendale. Viktima është identifikuar si Santos Maria Chilel Soto, banuese në Georgetown, ndërsa për ngjarjen është arrestuar 74-vjeçari Walter Moorhead, nga Salisbury, Maryland.

Sipas Policisë Shtetërore të Delaware, rreth orës 19:40, Soto po ecte në një fushë të hapur së bashku me një burrë dhe dy fëmijë.

Në të njëjtën kohë, Moorhead ndodhej në një strukturë të ulët të kamufluar, të përdorur nga gjuetarët për t’u fshehur, dhe po gjuante dre.

Nga hetimet paraprake dyshohet se 74-vjeçari besoi se kishte parë një dre dhe qëlloi me pushkën e tij. Plumbi, megjithatë, goditi 39-vjeçaren.

Policët që mbërritën në vendngjarje i dhanë ndihmën e parë gruas, e cila më pas u transportua në një spital lokal. Pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, Soto u shpall e vdekur.

Moorhead u gjet në vendngjarje dhe hetuesit përcaktuan se ai ishte personi që kishte qëlluar. 74-vjeçari u arrestua dhe çështja iu kalua Njësisë së Vrasjeve të Policisë Shtetërore të Delaware.

Ai akuzohet për vrasje nga pakujdesia, mbajtje të armës së zjarrit gjatë kryerjes së një krimi dhe tre akuza për rrezikim të shkallës së parë.

Pas arrestimit, Moorhead u lirua kundrejt një garancie prej 43 mijë dollarësh, ndërsa hetimi për rrethanat e plota të ngjarjes vijon.

Sipas mediave amerikane, Santos Maria Chilel Soto ishte me origjinë nga Guatemala dhe nënë e pesë fëmijëve.

Pas vdekjes së saj është hapur edhe një fushatë online për mbledhjen e fondeve, me qëllim mbulimin e shpenzimeve të funeralit dhe transportimin e trupit të saj drejt Guatemalës.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Mos klikoni në link dhe mos jepni të dhëna personale”, ISSH paralajmëron qytetarët për...

0
Instituti i Sigurimeve Shoqërore (ISSH) ka paralajmëruar qytetarët për një mesazh të dyshimtë që po qarkullon në telefonat celularë, duke theksuar se SMS-ja nuk...

21 Shtatori, Dita Ndërkombëtare e Paqes: “Investo në paqe: për të gjithë, kudo, çdo...

0
21 shtatori shënohet çdo vit si Dita Ndërkombëtare e Paqes, një ditë e përcaktuar nga Organizata e Kombeve të Bashkuara për të promovuar paqen,...

Ndahet nga jeta në moshën 27-vjeçare Presley Gerber, djali i Cindy Crawford

0
Presley Gerber, djali i supermodeles amerikane Cindy Crawford dhe biznesmenit Rande Gerber, ka ndërruar jetë në moshën 27-vjeçare. Gerber vdiq më 20 shtator në një...

Qeni hero Tsunami nderohet me statujë pas operacioneve të kërkim-shpëtimit në Venezuelë

0
Tsunami, qeni i racës Border Collie që mori pjesë në operacionet e kërkim-shpëtimit pas tërmeteve të fuqishme që goditën Venezuelën më 24 qershor, është...

“O’zapft is”! Nis Oktoberfesti në Mynih, mbi 6 milionë vizitorë priten në festivalin e...

0
Edicioni i 191-të i Oktoberfestit ka nisur në Mynih të Gjermanisë, me organizatorët që presin më shumë se 6 milionë vizitorë nga e gjithë...