25.1 C
Tiranë
Tuesday, August 4, 2026

Zbulohet testamenti i pronarit grek, tre ditë para vrasjes: dyshohet si motiv i krimit të dyfishtë ku humbi jetën edhe një shqiptar

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga vrasja e dyfishtë që ka tronditur Greqinë, ku një shtetas shqiptar dhe punëdhënësi i tij grek u qëlluan për vdekje nga një autor ende i panjohur. Hetimet e policisë greke kanë zbuluar se krimi mund të jetë kryer me ndihmën e bashkëpunëtorëve, ndërsa një element i ri ka ngritur dyshime të forta mbi motivin e ngjarjes – testamenti i pronarit grek, i hartuar vetëm tre ditë para se ai të vritej.

Sipas gazetës “Protothema”, dokumenti testamentar, i shkruar me dorën e vetë viktimës, përmbante pasazhe që dëshmonin frikën e tij për jetën:

“Po e shkruaj testamentin tim në rast vdekjeje të papritur”, thuhej në fillim të testamentit.

Në dokument, pronari i ndjerë i linte pjesën më të madhe të pasurisë nipit të tij, i cili sipas mediave greke ishte dëshmitar në vendngjarje. Ai e përshkruante nipin si “djalin që e ka rritur dhe që gjithmonë i ka treguar dashuri dhe respekt”.

Një detaj tjetër që ka tërhequr vëmendjen e hetuesve është se në testament pronari kishte përfshirë edhe mikun e tij të ngushtë shqiptar, i cili po ashtu u vra gjatë atentatit.
Në dokument thuhej se shqiptari do të përfitonte 200 mijë euro nga pasuria e tij.

Kjo përputhje e pazakontë ka bërë që hetuesit të mos përjashtojnë pistën e një krimi të lidhur me trashëgiminë. Aktualisht, autoritetet greke po hetojnë me intensitet për të zbuluar nëse personat e përfshirë në testament, apo të afërm të tjerë të pronarit, mund të kenë pasur ndonjë rol në organizimin e ngjarjes.

Ndërkohë, autori i atentatit mbetet në arrati, dhe motivi zyrtar i krimit vazhdon të jetë i paqartë. Policia greke po vijon hetimet për të zbardhur këtë ngjarje që ka tronditur opinionin publik.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Hënë, 3 Gusht 2026

0
♈ Dashi Dita ju sjell energji dhe dëshirë për të vepruar. Një vendim i marrë me qetësi mund t’ju hapë rrugë të reja. Në dashuri,...

Parashikimi I motit, e Hënë, 3 Gusht 2026

0
Për 3 gushtin 2026, në Shqipëri pritet të mbizotërojë mot i kthjellët dhe shumë i nxehtë. Masat e ngrohta ajrore do të vijojnë të...

Bardhi i përgjigjet Ramës për reformën territoriale: “Të vendosin qytetarët me referendum”

0
Pas reagimit të kryeministrit Edi Rama lidhur me kundërshtimet ndaj draftit të reformës territoriale që parashikon reduktimin e numrit të bashkive, kreu i Grupit...

Rama për reformën territoriale: “Kundërshtimet janë pjesë e procesit, vendimi do të merret pas...

0
Kryeministri Edi Rama ka reaguar për debatet dhe kundërshtimet që kanë shoqëruar reformën e propozuar administrativo-territoriale, pas protestave të disa përfaqësuesve vendorë dhe kritikave...

Juventus godet në merkato, zyrtarizon talentin boshnjak Alajbegovic dhe afron Kolo Muani

0
Juventus ka zyrtarizuar një tjetër goditje në merkato, duke siguruar shërbimet e mesfushorit sulmues boshnjak Kerim Alajbegovic. Talenti 19-vjeçar ka firmosur një kontratë pesëvjeçare...