17.5 C
Tiranë
Saturday, March 14, 2026
spot_img

Tragjedi në Santorini: Fëmija 6-vjeçar mbytet në pishinën e hotelit, arrestohen babai dhe dy menaxherë

Një ngjarje e rëndë ka tronditur mëngjesin e së shtunës ishullin turistik të Santorinit, ku një fëmijë 6-vjeçar humbi jetën tragjikisht pasi u mbyt në pishinën e një hoteli në zonën e Kamarit.

Policia greke ka arrestuar tre persona në lidhje me rastin: babin e fëmijës, 33 vjeç, menaxherin e hotelit, 38 vjeç, dhe menaxherin e pishinës, 37 vjeç. Hetimet paraprake sugjerojnë se në momentin e aksidentit fatal, menaxheri i pishinës ndodhej në një tjetër pishinë të kompleksit, duke lënë pa mbikëqyrje hapësirën ku ndodhej fëmija.

Dyshohet për neglizhencë prindërore dhe shkelje të protokolleve të sigurisë

Sipas burimeve të policisë, babai i të miturit ishte futur në ujë për t’u larë dhe, kur doli, nuk e gjeti më djalin pranë vetes. Vetëm pas disa minutash u zbulua se fëmija ishte fundosur në fundin e pishinës, pa u vënë re nga askush.

Për këtë arsye, prokuroria urdhëroi arrestimin e babait, për të hetuar nëse kishte mungesë mbikëqyrjeje apo neglizhencë.

Në të njëjtën kohë, po verifikohen masat e sigurisë të zbatuara nga hoteli. Ligji grek kërkon që çdo pishinë publike apo hoteliere të ketë një roje të certifikuar, por hetuesit dyshojnë se nuk kishte asnjë person të trajnuar në vendngjarje.

Trupi i fëmijës u gjet nga një pushues

Pamjet dhe dëshmitë nga vendi i ngjarjes janë tronditëse. Një pushues që po notonte pranë, ndjeu diçka në këmbë dhe kuptoi se kishte prekur trupin e pajetë të fëmijës.

Menjëherë shpërtheu paniku, ndërsa stafi i hotelit dhe disa vizitorë bënë përpjekje të dëshpëruara për reanimim, duke përdorur edhe një defibrilator.

Brenda shtatë minutash mbërriti ambulanca e shërbimit emergjent EKAB, por pavarësisht ndihmës së dhënë, mjekët e spitalit të Thirës e shpallën fëmijën të vdekur.

Hetime për përgjegjësitë penale

Policia greke ka nisur një hetim të plotë për të përcaktuar përgjegjësitë penale dhe institucionale. Nëse konfirmohet neglizhenca në sigurimin e pishinës apo mungesa e mbikëqyrjes profesionale, pritet që të ngriten akuza të rënda për shkaktim vdekjeje nga pakujdesia.

Ngjarja ka shkaktuar tronditje të madhe në opinionin publik grek, veçanërisht për faktin se ajo ndodhi në një nga destinacionet më të frekuentuara turistike të vendit.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Trupi i pajetë i një të riu shqiptar gjendet në resort luksoz në liqenin...

0
Një ngjarje e rëndë tronditi një resort pesë yje në Gargnano, liqeni Garda, ku u gjet i pajetë një 32-vjeçar shqiptar. Identiteti i tij...

“Nga fama i hipi pak vetja në qejf” – Labinot Nimani zbulon detaje nga...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, ka qenë i ftuar sot në emisionin “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ku përmes një lidhjeje Skype ka...

“Gjesti Ka shkuar me revole në duar” – Labinot Nimani rrëfen kaosin në zyrat...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, i ftuar në emisionin “Live From Tirana”, zbuloi detaje mbi arrestimin e Gjestit dhe incidentin e ndodhur në zyrat...

Bylykbashi: Refuzimi i imunitetit të Ballukut, kulmi i korrupsionit sistemik të Ramës

0
Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, e konsideron refuzimin nga shumica socialiste në parlament për të hequr imunitetin e ministres Belinda Balluku si “maja...

Berisha akuzon qeverinë: “Vjedhje 100% e fondeve publike, 49% e shqiptarëve në varfëri”

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka ngritur zërin gjatë takimit të organizuar nga Departamenti i Infrastrukturës, duke akuzuar qeverinë për korrupsion masiv dhe...