17.5 C
Tiranë
Saturday, March 14, 2026
spot_img

Tirana prezanton finalistët e garës ndërkombëtare për Parkun e Besimit: 12 studio konkurrojnë për projektin unik

Dymbëdhjetë studio arkitekturore ndërkombëtare nga Mbretëria e Bashkuar, Portugalia, Danimarka, Gjermania, Spanja, Meksika, Belgjika, Holanda dhe Italia prezantuan sot në Tiranë propozimet e tyre për Parkun e Besimit (Faith Park), një projekt që synon të ndërthurë natyrën me simbolikën shpirtërore përmes pemëve, frutave dhe luleve të përmendura në shkrimet e shenjta.

Projektet finaliste konkurrojnë për të fituar të drejtën e ndërtimit të parkut të parë të këtij lloji në vend, duke sjellë një koncept të veçantë që bashkon artin, kulturën dhe përkushtimin shpirtëror me hapësirat publike.

Kryeministri Edi Rama, i pranishëm në aktivitet, theksoi se përzgjedhja e finalistëve ishte një sfidë e vështirë për shkak të nivelit të lartë të propozimeve:

“Pamë shumë ambicie dhe përkushtim nga të gjithë aplikuesit, ndaj vendosëm të kishim 12 finalistë. Pas gjithë kësaj dite, sfida është edhe më e madhe.”

Ai shtoi se do të ishte ideal të ndërtoheshin të gjitha 12 parqet, por mungesa e fondeve do të detyrojë realizimin e vetëm një projekti fitues:

“Sigurisht që nesër do të duhet të marrim vendimin përfundimtar. Do të ishte e mrekullueshme të kishim 12 parqe të tilla, por do të realizojmë të parin me fituesin që do të shpallet nesër.”

Fituesi i garës ndërkombëtare për Parkun e Besimit do të shpallet nesër, duke shënuar një hap të rëndësishëm për zhvillimin e hapësirave publike dhe projektet inovative në Shqipëri.

Ky park synon të bëhet një vend ku kultura, natyra dhe spiritualiteti bashkohen për të ofruar një hapësirë të hapur për reflektim, edukim dhe aktivitete komunitare.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Trupi i pajetë i një të riu shqiptar gjendet në resort luksoz në liqenin...

0
Një ngjarje e rëndë tronditi një resort pesë yje në Gargnano, liqeni Garda, ku u gjet i pajetë një 32-vjeçar shqiptar. Identiteti i tij...

“Nga fama i hipi pak vetja në qejf” – Labinot Nimani zbulon detaje nga...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, ka qenë i ftuar sot në emisionin “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ku përmes një lidhjeje Skype ka...

“Gjesti Ka shkuar me revole në duar” – Labinot Nimani rrëfen kaosin në zyrat...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, i ftuar në emisionin “Live From Tirana”, zbuloi detaje mbi arrestimin e Gjestit dhe incidentin e ndodhur në zyrat...

Bylykbashi: Refuzimi i imunitetit të Ballukut, kulmi i korrupsionit sistemik të Ramës

0
Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, e konsideron refuzimin nga shumica socialiste në parlament për të hequr imunitetin e ministres Belinda Balluku si “maja...

Berisha akuzon qeverinë: “Vjedhje 100% e fondeve publike, 49% e shqiptarëve në varfëri”

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka ngritur zërin gjatë takimit të organizuar nga Departamenti i Infrastrukturës, duke akuzuar qeverinë për korrupsion masiv dhe...