Një aksident rrugor është regjistruar mëngjesin e sotëm pranë mbikalimit të Patokut, ku si pasojë janë plagosur dy persona, fatmirësisht jashtë rrezikut për jetën.
Ngjarja ka ndodhur në aksin Laç–Milot, ku një autoveturë është përplasur me një urban. Sipas të dhënave paraprake, asnjë nga pasagjerët e autobusit nuk ka pësuar lëndime, ndërsa dy personat që ndodheshin në automjetin e vogël janë transportuar me autoambulancë drejt Spitalit të Traumës në Tiranë.






