28 C
Tiranë
Tuesday, August 4, 2026

Krizë në Madagaskar: Presidenca denoncon “tentativë për marrje të pushtetit me forcë”

Presidenca e Madagaskarit ka njoftuar të dielën se po përballet me një tentativë për grusht shteti, pasi disa ushtarë janë bashkuar me protestuesit që prej 25 shtatorit po kërkojnë dorëheqjen e presidentit Andry Rajoelina.

Në deklaratën zyrtare, presidenca thekson se “disa individë po përpiqen të marrin pushtetin në mënyrë të paligjshme dhe me forcë”, duke paralajmëruar se autoritetet do të ndërmarrin masa për të ruajtur rendin kushtetues.

Sipas agjencisë Reuters, një pjesë e njësisë speciale CAPSAT, e cila dikur mbështeti Rajoelinën për të marrë pushtetin në vitin 2009, tani është rreshtuar kundër tij, duke i bërë thirrje trupave të tjera të mos zbatojnë urdhrat presidencialë dhe të bashkohen me lëvizjen popullore.

Protestat, të cilat nisën fillimisht për mungesën e ujit dhe energjisë elektrike, janë shndërruar në një lëvizje të gjerë antiqeveritare, e frymëzuar nga protestat e “Gjeneratës Z” në Kenia dhe Nepal.

Tashmë, kërkesat e protestuesve janë bërë politike: dorëheqja e Rajoelinës dhe falje publike për dhunën ndaj demonstruesve.

Situata në kryeqytetin Antananarivo mbetet e tensionuar, ndërsa burime vendase raportojnë për praninë e shtuar të forcave të armatosura dhe bllokime të shumta rrugësh përreth institucioneve shtetërore.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Hënë, 3 Gusht 2026

0
♈ Dashi Dita ju sjell energji dhe dëshirë për të vepruar. Një vendim i marrë me qetësi mund t’ju hapë rrugë të reja. Në dashuri,...

Parashikimi I motit, e Hënë, 3 Gusht 2026

0
Për 3 gushtin 2026, në Shqipëri pritet të mbizotërojë mot i kthjellët dhe shumë i nxehtë. Masat e ngrohta ajrore do të vijojnë të...

Bardhi i përgjigjet Ramës për reformën territoriale: “Të vendosin qytetarët me referendum”

0
Pas reagimit të kryeministrit Edi Rama lidhur me kundërshtimet ndaj draftit të reformës territoriale që parashikon reduktimin e numrit të bashkive, kreu i Grupit...

Rama për reformën territoriale: “Kundërshtimet janë pjesë e procesit, vendimi do të merret pas...

0
Kryeministri Edi Rama ka reaguar për debatet dhe kundërshtimet që kanë shoqëruar reformën e propozuar administrativo-territoriale, pas protestave të disa përfaqësuesve vendorë dhe kritikave...

Juventus godet në merkato, zyrtarizon talentin boshnjak Alajbegovic dhe afron Kolo Muani

0
Juventus ka zyrtarizuar një tjetër goditje në merkato, duke siguruar shërbimet e mesfushorit sulmues boshnjak Kerim Alajbegovic. Talenti 19-vjeçar ka firmosur një kontratë pesëvjeçare...