28 C
Tiranë
Tuesday, August 4, 2026

Ekstradohet Amar Shkëmbi nga Dubai drejt Shqipërisë, riçelen proceset gjyqësore ndaj tij

Dritan, i njohur si Amar Shkëmbi, ish-anëtar i rrethit të ngushtë të Plaurent Dervishajt dhe i shpallur në kërkim nga SPAK për gati dy vite, pritet të ekstradohet sot nga Dubai drejt Aeroportit të Rinasit në Tiranë.

Shkëmbi akuzohet për vrasje të funksionarëve publikë të mbetur në tentativë, përfshirë prokurorin Arjan Ndoja, si dhe për vrasje në rrethana të tjera cilësuese me pasojë vdekjen e Andi Malokut dhe të Aleksandër Lahos alias “Rrumi”.

Sipas urdhër-arrestit të SPAK, Shkëmbi së bashku me disa persona të tjerë – përfshirë Plaurent Dervishajn, Julian Meçaj, Bledar Polovinën, Redjan Rrajën dhe Ariol Halilajn – kanë vepruar në vitin 2019 si pjesë e një grupi të strukturuar kriminal, duke kryer veprat penale të vjedhjes së bashkëpunuar, mbajtjes pa leje të armëve dhe vrasjeve të përmendura më lart.

Procesi gjyqësor ndaj Shkëmbit ishte pezulluar për një vit, për shkak të mungesës së tij dhe gjendjes së kërkimit ndërkombëtar. Me ardhjen e tij në Shqipëri, gjykimi do të riçelohet menjëherë, duke vijuar shqyrtimin e akuzave të rëndësishme ndaj tij.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Hënë, 3 Gusht 2026

0
♈ Dashi Dita ju sjell energji dhe dëshirë për të vepruar. Një vendim i marrë me qetësi mund t’ju hapë rrugë të reja. Në dashuri,...

Parashikimi I motit, e Hënë, 3 Gusht 2026

0
Për 3 gushtin 2026, në Shqipëri pritet të mbizotërojë mot i kthjellët dhe shumë i nxehtë. Masat e ngrohta ajrore do të vijojnë të...

Bardhi i përgjigjet Ramës për reformën territoriale: “Të vendosin qytetarët me referendum”

0
Pas reagimit të kryeministrit Edi Rama lidhur me kundërshtimet ndaj draftit të reformës territoriale që parashikon reduktimin e numrit të bashkive, kreu i Grupit...

Rama për reformën territoriale: “Kundërshtimet janë pjesë e procesit, vendimi do të merret pas...

0
Kryeministri Edi Rama ka reaguar për debatet dhe kundërshtimet që kanë shoqëruar reformën e propozuar administrativo-territoriale, pas protestave të disa përfaqësuesve vendorë dhe kritikave...

Juventus godet në merkato, zyrtarizon talentin boshnjak Alajbegovic dhe afron Kolo Muani

0
Juventus ka zyrtarizuar një tjetër goditje në merkato, duke siguruar shërbimet e mesfushorit sulmues boshnjak Kerim Alajbegovic. Talenti 19-vjeçar ka firmosur një kontratë pesëvjeçare...