Një studim i ri i Spitalit Universitar të Frankfurtit ka zbuluar se konsumimi i rregullt i pijeve të gazuara mund të lidhet me një rritje të mundshme të rrezikut për depresion, veçanërisht tek gratë. Studiuesit kanë gjetur se këto pije ndikojnë në mikrobiomën e zorrëve, duke rritur nivelin e baktereve Eggerthella, të cilat mund të ulin prodhimin e triptofanit, një përbërës kyç për krijimin e serotoninës, hormoni i humorit.
Analiza u krye mbi 405 persona me çrregullim depresiv dhe 527 pa diagnozë, ku rezultoi se tek gratë lidhja ishte e qartë, ndërsa tek burrat nuk u vu re ndikim i ngjashëm. Studiuesit theksojnë se hormonët seksualë mund të luajnë një rol vendimtar.
Ekspertët rekomandojnë kufizimin e pijeve të gazuara dhe zëvendësimin e tyre me ujë, ndërsa autorët paralajmërojnë se nevojiten studime të mëtejshme për të vërtetuar lidhjen shkak-pasojë.






