35 C
Tiranë
Tuesday, August 25, 2026

Zgjedhjet lokale në Maqedoni/ Analistët paralajmërojnë retorikë proruse mes partive të vogla

Në zgjedhjet lokale që po zhvillohen në Maqedoninë e Veriut, disa partitë e vogla kanë shfaqur shenja të ndikimit rus, duke përdorur retorikë dhe veprime që synojnë të ndryshojnë narrativin politik, sidomos për integrimet euroatlantike, sipas analistëve.

Partia më e dukshme në këtë drejtim është Maqedonia e Bashkuar, e udhëhequr nga Janko Baçev, e cila mbështet hapur thellimin e lidhjeve me Rusinë dhe refuzimin e integrimeve në NATO dhe BE. Kandidati i saj për kryetar të Shkupit, Zoran Jovanovski, ka deklaruar se ka krijuar kontakte me biznesmenë rusë, kinezë dhe bjellorusë për investime në turizëm dhe infrastrukturë, duke përmendur gjithashtu ngritjen e një shtatoreje për konsullin rus Aleksandar Arkadjevich Rostkovski.

Një tjetër subjekt joparlamentar me drejtim ideologjik të ngjashëm është partia Rodina, e cila për herë të parë mori pjesë në zgjedhjet lokale të vitit 2021 dhe këtë vit synon kryetarë dhe këshilltarë komunalë, nën moton “Mendo planetarisht, vepro tradicionalisht”. Kandidati i saj kryesor, Zoran Jovançev, ka përdorur retorikë kritike ndaj liderëve perëndimorë, duke përmendur tragjeditë kombëtare në Ukrainë pas zgjedhjes së Volodymyr Zelenskyt.

Edhe pse partitë e vogla zakonisht marrin hapësirë të kufizuar mediatike, analiza e fondacionit Metamorphosis thekson se ndikimi i tyre tek publiku mbetet modest, por jo pa rreziqe, duke u bërë një instrument i mundshëm për përpjekje të Rusisë për të ndryshuar narrativin politik në vend.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Vëllai i 45-vjeçares së vrarë në Athinë: “I thashë të shkonte te avokati për...

0
Të tjera detaje tronditëse kanë dalë nga vrasja e 45-vjeçares Luljeta Obzova në Athinë, e cila u vra nga ish-partneri i saj, 48-vjeçari Altin...

Rama për protestën në Tiranë: “Për mua ishte një dhuratë, sepse Shqipëria nuk ka...

0
Menjëherë pas përfundimit të takimit me ministrat në Pogradec, kryeministri Edi Rama zhvilloi një video live në rrjetet sociale, gjatë rrugës së kthimit drejt...

Rama: “Protesta për mua ishte një dhuratë”, ja çfarë tha për opozitën dhe programin...

0
Menjëherë pas përfundimit të takimit me ministrat në Pogradec, kryeministri Edi Rama zhvilloi një video live në rrjetet sociale, gjatë rrugës së kthimit për...

Rama nga Pogradeci: “Kemi një plan për çmimet e ushqimeve bazë, do të bëjmë...

0
Kryeministri Edi Rama ka folur për prioritetet e qeverisë pas takimit me anëtarët e Këshillit të Ministrave dhe drejtuesit e agjencive në Pogradec. Në një...

Netanyahu trondit me deklaratën: “Irani u përpoq të vriste një nga djemtë e mi”

0
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka deklaruar se Irani është përpjekur të vrasë një nga djemtë e tij, pa dhënë detaje mbi mënyrën apo rrethanat...