37 C
Tiranë
Tuesday, June 30, 2026

Operacioni “Storm 9” – Arrestohet në Muriqan 28-vjeçari kolumbian që trafikonte vajza për prostitucion në Shqipëri

Vijon operacioni i koduar “Storm 9”, i zhvilluar katër ditë më parë nga Policia e Durrësit për goditjen e një rrjeti ndërkombëtar të trafikimit të femrave me qëllim shfrytëzimin për prostitucion.

Në kuadër të hetimeve, është arrestuar në pikën kufitare të Muriqanit shtetasi kolumbian Duvan Gomez, 28 vjeç, i shpallur më herët në kërkim. Sipas policisë, Gomez dyshohet se rekrutonte gra kolumbiane duke u premtuar punësim në Shqipëri kundrejt një pagese prej 3000 eurosh, por më pas i detyronte të ushtronin prostitucion.

Gjatë operacionit u sekuestruan tre telefona celularë që ai dyshohet se i përdorte për komunikim me rrjetin e bashkëpunëtorëve dhe klientët.

Sipas hetimeve, dy shtetase kolumbiane u gjetën më herët gjatë kontrollit të policisë në një apartament në lagjen nr. 18 në Durrës, ku ushtronin prostitucion dhe shisnin lëndë narkotike.

Operacioni “Storm 9” është rezultat i tre javësh hetime intensive me metoda proaktive dhe bashkëpunim mes strukturave të DVP Durrës dhe Policisë Kufitare Muriqan.

Materialet i janë referuar Prokurorisë së Durrësit për veprime të mëtejshme, ndërsa hetimet vijojnë për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë rrjet trafikimi.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

‘Shembëlltyra më e zezë e alternativave politike’/ Rama reagon ndaj protestave: Qytetarët kanë të...

0
Prej rreth një muaji, mijëra qytetarë shqiptarë brenda dhe jashtë vendit kanë dalë çdo ditë në protestë duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama....

Horoskopi ditore, e Martë, 30 Qershor 2026

0
♈ Dashi Dita sjell shtysë për të mbyllur gjëra të mbetura pezull. Mund të merrni një sinjal të qartë për një vendim që keni shtyrë...

Parashikimi I motit, e Martë, 30 Qershor 2026

0
Për 30 qershorin 2026, parashikohet një ditë tipike verore në të gjithë vendin, me mot kryesisht të kthjellët dhe temperatura të larta. Fundi i...

“Nuk e kam porositur këtë pako”/ Arrestohet në flagrancë amerikania në Tiranë pas dorëzimit...

0
Policia ka goditur një rast të dyshuar të trafikimit të lëndëve narkotike përmes shërbimit postar, ku një shtetase amerikane 48-vjeçare me iniciale Sh.I., e...

“Arrestohet kushëriri i Ervis Martinajt te dera e një të dënuari për vrasje”/ U...

0
Emiljano Nina, kushëriri i ish-bosit të lojërave të fatit Ervis Martinaj, është arrestuar te dera e banesës së Ilir Selmanit, i cili është dënuar...