35.8 C
Tiranë
Monday, June 29, 2026

Thellohet bilanci i viktimave nga përmbytjet masive në Gjermani, 80 viktima dhe mbi 1300 të zhdukur

Përmbytjet që kanë përfshirë Gjermaninë gjatë dy ditëve të fundit deri më tani kanë shkaktuar 80 viktima dhe mbi 1300 të tjerë janë shpallur të zhdukur.

Rheinland-Pfalz dhe Merzbach në Nordrhein-Westfalen janë zonat më të goditura ku mijëra banorë janë shpëtuar me helikopter pasi përmbytjet shkatërruan zonën.

Ndërkohë shkollat janë të mbyllura dhe lidhjet e transportit janë ndërprerë rëndë në të gjithë perëndimin e Gjermanisë Një gjendje e jashtëzakonshme është shpallur në rrethin e Schuld bei Adenau, në rajonin malor Eifel, thonë mediat gjermane.

E rëndë situata paraqitet edhe në Belgjikë. Holanda gjithashtu është goditur gjithashtu keq, me përmbytjet e lumenjve të dëmtuar shumë shtëpi në provincën jugore të Limburg.

Një reagim ka ardhur edhe nga kancelarja Angela Merkel që ka premtuar mbështetje të plotë për të prekurit dhe familjarët e viktimave.

“Kam frikë se do të shohim përmasën e plotë të kësaj tragjedie vetëm në ditët në vijim,” tha ajo.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sherr për pronën mes familjarëve! Në pranga ish-drejtori i Policisë së Vlorës dhe katër...

0
Një konflikt për motive pronësie ka përfunduar me arrestimin e ish-drejtorit të Policisë së Vlorës, Sokol Mulosmani, si dhe të katër familjarëve të tij,...

U hodh në liqen për t’u freskuar dhe nuk u kthye më! Zhduket bashkëshorti...

0
Një ditë pushimi në liqenin Vico, në rajonin italian të Lazios, është kthyer në një dramë për ministren italiane të Familjes, Eugenia Roccella. Bashkëshorti...

74 orë shpresë mes rrënojave, por fundi ishte tragjik! Futbollisti argjentinas humb gruan dhe...

0
Futbollisti argjentinas Lucas Trejo është në zi të thellë pasi kërkimet 74-orëshe për bashkëshorten e tij, Yana, dhe dy fëmijët e tyre, të zhdukur...

“Shqiptar është beba, edhe nga nëna, edhe nga baba!” Juliana Nura zbulon shtatzëninë dhe...

0
Juliana Nura ka konfirmuar publikisht se është në pritje të fëmijës së saj të parë, duke i dhënë fund spekulimeve që kishin qarkulluar prej...

“Do të martohesh me mua?” Propozim surprizë në mes të protestës në Tiranë, çifti...

0
Një moment i veçantë dhe plot emocione u regjistrua mbrëmjen e djeshme në bulevardin kryesor të Tiranës, gjatë protestës që po zhvillohej. Dy të rinj...